Panorama Sport (Albania)

Nimaga: Më pëlqen të luaj në Rusi

“Klubi më ka vënë në dijeni për shitjen, por së pari dua të largoj makthin e dëmtimeve”

- LLAZI SARO

Mesfushori nga Mali i Skënderbeu­t, Bakari Nimaga, është një nga lojtarët që qëndron në pritje për t'u transferua­r në një klub jashtë Shqipërisë. Pas katër vjetësh në Korçë, 23vjeçari pret të bëjë hapin e madh në karrierë dhe mundësitë janë reale që kjo të ndodhë brenda këtij muaji. Tashmë mesfushori është plotësisht i rikuperuar edhe prej problemeve fizike që ka pasur, por dhe psikologji­ke, si pasojë e një tragjedie në familje. Nimaga është gati për t'u rikthyer në nivelin e duhur, teksa, i kontaktuar dje nga gazeta, pranoi të fliste për gjithçka duke filluar nga gjendja e tij, merkato, por jo vetëm.

SITUATA

Bakari Nimaga flet fillimisht për fazën përgatitor­e dhe formën që po kalon. "Për fat të mirë, problemet më janë larguar, qoftë ato fizike, ashtu edhe psikologji­ke. Jam më i qetë tani dhe më i fortë,

prandaj po mundohem të jem i përqendrua­r në maksimum gjatë përgatitje­ve. Për momentin, gjithçka po ecën mirë dhe jam kthyer në maksimumin e formës që kam pasur edhe në fillim të sezonit. Jam besimplotë se forma ime, por edhe e gjithë ekipit do të vijë në rritje. Shpresoj që dëmtimet të jenë një e kaluar për mua dhe të mos kem probleme", theksoi Nimaga. OFERTAT

I ndalur te merkatoja, mesfushori i Skënderbeu­t konfirmoi ato që "Panorama Sport" ka raportuar, teksa është pranë shitjes te klubi rus, Akhmat Grozni. Sipas tij, ka pasur interesim për të nga disa ekipe të ndryshme në Europë e Azi, por gjithçka është në dorë të klubit, që kërkon të bëjë më të mirën, qoftë për lojtarin, ashtu edhe për interesat e veta. Nimaga pranon se do t'i pëlqente një aventurë në Rusi, edhe pse ende nuk mund të thuhet se transferim­i në këtë kampionat është fakt i kryer. "Për sa i përket merkatos, mund të them se kam dëgjuar shumë zëra rreth meje dhe një pjesë e tyre janë të vërteta. Duke iu referuar komunikime­ve që kam pasur me drejtuesit e klubit, më kanë thënë që ka pasur disa ekipe që janë interesuar për mua. Gjithsesi, për momentin, nuk mund të përmend emra skuadrash për shkak se klubi është në negociata e sipër. Presidenti më ka premtuar se do të bëjnë më të mirën dhe normalisht gjithçka është në dorën e tyre. Rusia? Normalisht që mua do të më pëlqente një aventurë jashtë Shqipërisë, aq më tepër në Rusi, por këtë do ta vendosë klubi. E përsëris, gjithçka ia kam lënë në dorë presidenti­t Takaj dhe menaxherëv­e që po merren me transferim­in tim. Në këtë moment dua të jem i qetë dhe i përqendrua­r vetëm te puna që po bëj me Skënderbeu­n. Kemi për të vijuar rrugën drejt kampionati­t dhe prandaj dua të jem në maksimumin e mundësive për të ndihmuar ekipin. Asgjë nuk ka mbaruar dhe rruga është ende e gjatë. Natyrisht, nëse brenda këtij muaji klubi më njofton për transferim­in, do ta mirëpres", përfundoi mesfushori.

PROBLEMET

Nimaga erdhi te Skënderbeu pa mbushur ende 19 vjeç, teksa u afirmua në një kohë të shkurtër. Pas sezoneve të para mjaft pozitive, në vitet e fundit dëmtimet e shpeshta nuk e kanë lënë rehat malienin. Gjithsesi, sa herë ka qenë në gjendjen më të mirë fizike, ka justifikua­r besimin e klubit, duke qenë titullar në ndeshjet më të rëndësishm­e, qoftë në kampionat dhe Ligën e Europës. Paraqitja në këtë të fundit ka bërë që të tërheqë vëmendjen e klubeve të ndryshme të interesuar­a për të, mes të cilave Akhmat Grozni, që jep afro 400 mijë dollarë për kartonin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania