Panorama Sport (Albania)

Revolucion­i, ja si është transformu­ar Besa

Të afruarit bindin Sinellën, por shqetëson vetëm mbrojtja

- FERIZ FERIZAJ

Më shumë se sa një humbje apo fi tore, trajneri i Besës, Bledar Sinella, në miqësoren ndaj Lushnjës kërkoi të testonte të ardhurit në radhët e skuadrës. Ashtu siç është bërë e ditur, skuadra e pjesës së dytë të kampionati­t do të jetë thuajse ndryshe nga ajo që luajti deri në dhjetor. Kjo, për shkak të shumë largimeve pas rezultatev­e negative të ekipit në pjesën e parë të kampionati­t. Nga porta në sulm, te verdhezinj­të janë bërë shumë ndryshime dhe pritet një ekip i ri në pjesën e dytë të kampionati­t. NDRYSHIMET

Gazeta sjell një formacion tip sesi pritet të jetë Besa e pjesës së dytë të kampionati­t, duke pasur parasysh afrimet që janë bërë deri tani. Duke u nisur nga lojtarët që u aktivizuan në miqësoren e fundit ndaj Lushnjës dhe asaj çfarë pritet të ndodhë, formacioni që pritet të përdorë më shumë stafi teknik gjatë pjesës së dytë të kampionati­t do të jetë ky i paraqitur në gazetë. Sigurisht, mund të ketë edhe ndryshime të tjera, pasi Besa është ende në kërkim të lojtarëve për t'i afruar në ekip. Porta duket reparti më i sigurt me Festim Mirakën. Në mungesë të qendërmbro­jtësve, Sinella i improvizoi një prapavijë, ku në qendër luanin Hoxha e Ramilli dhe në krahë Perja e Selita. Duke qenë miqësorja e parë dhe futbollist­ët ende nuk e kanë njohur njëritjetr­in, prapavija gaboi në të dy rastet e pësimit të golave në sfidën me Lushnjën. Kujtojmë se Besa ndodhet në kulmin e minifazës duke zhvilluar dy seanca stërvitore në ditë, çka ndikon jo pak në ritmin e lojës. Pavarësish­t kësaj, me kalimin e minutave, kavajasit hyjnë në lojë dhe bie në sy sidomos loja e klasi i Deliallisi­t, Brahimit e Thaçit. Në sulm, Mahmutaj përpiqet mjaft, por mbrojtja mike falë përvojës i ngushton hapësirat. Përtej humbjes 0-2, verdhezinj­të morën mesazhe mjaft pozitive nga pjesa më e madhe e të afruarve. Futbollist­ë si Brahimaj, Thaçi apo edhe sulmuesit Mahmutaj e Shkrela dhanë mesazhe pozitive. Këtë fakt e pohoi edhe trajneri Bledar Sinella pas takimit, teksa u shpreh i kënaqur nga loja që zhvilluan të besuarit e tij. Kujtojmë se Besës i mungonin disa lojtarë tashmë të afirmuar si Biba, Duka, Kullolli dhe Hoxha të dëmtuar. Po ashtu, përtej vlerave e mesazheve që mori Sinella nga Mahmutaj e Shkrela, kërkohet një sulmues goli me përvojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania