Panorama Sport (Albania)

Shënkolli thyen Spartakun, zbardhen lëvizjet në merkato

-

Shënkolli ka zhvilluar dje miqësoren e parë në këtë fazë përgatitor­e. Lezhjanët kanë pritur në fushën e tyre Spartakun e Kategorisë së Dytë dhe kanë fituar 2-0. Një ndeshje e luftuar nga të dy ekipet, me vendësit që kanë shënuar golat vetëm në 20 minutat e fundit. Pas 9 minutash, loja ndizet dhe të parët që rrezikojnë janë shënkollas­it me anë të Rub.Danajt dhe Gegës. Në të 24-ën ishin miqtë që sulmojnë dhe rrezikojnë në të 24-ën me anë të Rizvanit, ndërsa në të 30-ën janë vendësit që kanë një rast të mirë.

Mirdita kroson nga e djathta e sulmit drejt Gegës dhe ky i fundit me kokë e dërgon topin ngjitur me trekëndësh­in e djathtë të Sejdinit.

Pjesa e dytë ka nisur shumë e shpejtë nga të dyja skuadrat. Këtë e mundësoi edhe rifreskimi i formacione­ve, por lezhjanët ishin më superiorë. Të parët që rrezikuan, ishin vendësit me Rub.Danajt në të 62ën, që, pasi i afrohet zonës mike, gjuan diagonal nga e djathta e sulmit, por pa rezultat. Pas presingut të vendësve, në të 74-ën vjen edhe goli me anë të Pjetrushit që finalizon saktë një aksion të lezhjanëve.

Në të 82-ën, krosimin nga goditja e këndit e kthen në gol Zefi. Ndërkaq, merkatoja te Shënkolli është në kulmin e saj. Janë larguar nga ekipi Mashi e Selaci dhe janë afruar Smaqi, Jazaj, Ujka, Veseli. Po ashtu, ka edhe të vetofruar, kryesisht nga moshat lezhjane.

TRAJNERI - Pas ndeshjes, trajneri i Shënkollit, Arjan Margjoni, tha: "Ndonëse skuadra ende nuk e ka marrë ngarkesën e duhur, në këtë miqësore tregoi se jemi në rrugë të mbarë. Pjesa dërrmuese e futbollist­ëve performuan kënaqshëm. Duhet më shumë kujdes, megjithatë ka kohë për përmirësim­e". Preng Gjikola

Trajner: SPARTAKU:

U aktivizuan:

Trajner: KARTON I VERDHË: GJYQTARË:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania