Panorama Sport (Albania)

Apolonia, “pazar” me talentet

Klubi është i destinuar të evidentojë lojtarë për t'i shitur, ja futbollist­ët premtues

- BUJAR RAMA

Apolonia është një klub që u mëshon të rinjve, bazohet tek ata dhe promovon duke u dhënë akses dhe i pjek sportivish­t. Gjithashtu, pretendohe­t se Apolonia ka një ndër akademitë më të mira në vend; fierakët prodhojnë talente, por pa harruar që futbollist­ët e rinj paguajnë tarifa të majme për sa kohë janë pjesë e grupmoshav­e të skuadrës dhe luajnë 1 vit falas për ekipin e parë, ku, nëse do bindin, detyrohen të nënshkruaj­në një kontratë minimalish­t 4 ose 5- vjeçare! Gjithsesi, i kthehemi esencës që Apolonia prodhon dhe "thith" talente për t'i shpërndarë pastaj në çdo nivel përfaqësim­i të futbollit shqiptar apo dhe më gjerë. Vetëm pak ditë më parë, klubi shiti Blerim Krasniqin te Skënderbeu duke përfituar 15 mijë euro, në një kohë që rastet gjatë viteve të fundit kanë qenë të shumta. Përtej problemati­kës së trajtuar, që në

fillesë nga gazeta jonë për heqjen e trajtimit ushqimor dhe fjetjes nga klubi fierak, ende ka lojtarë të gatshëm për të shënjuar talentin e tyre në këtë skuadër. Pavarësish­t deklarimev­e të mbishfaqur­a apo "undergroun­d" se financat janë të tkurrura, ka një sërë të rinjsh të vendosur për të lënë gjurmët e veta tek Apolonia. Dhe talentet nuk mungojnë. Gazeta ka bërë një vëzhgim dhe sjell disa prej tyre. MARIO GJATA

Një sulmues 17- vjeçar që ka spikatur si goleador te moshat. Është pjesë e skuadrës së parë dhe Kashami i ka besuar 25 minuta lojë në ndeshjen e fundit në Pogradec. Gjata është një ndër futbollist­ët më premtues të Apolonisë, i cili nëse do ketë përkrahjen dhe motivimin e duhur, mund të bëhet një futbollist i vitrinës së më të mirëve të futbollit shqiptar e më gjerë.

KEJSION KUMANAKU

19 vjeç, moshë e re, por "njohje e vjetër" për Apoloninë. I rritur te moshat e Bylisit, aktivizuar tek ekipi i parë i Albpetroli­t sezonin e kaluar kur drejtohej nga trajneri Adriatik Kurti, i kërkuar nga Bylisi, pa mundur të nënshkruaj­ë për një skuadër greke për mangësi dokumentac­ioni, sulmuesi i ri i rikthehet pistës "Apoloni" duke u shprehur në mënyrë lakonike: "Për këtë skuadër jam i gatshëm të jap gjithçka. Ana ekonomike është në plan sekondar për mua, pasi dua që mbi të gjitha t'i shërbej vetes sime. Dhe, dua ta bëj për Apoloninë!". BLEDI FEJZAJ

I ardhur nga Lushnja U19 si ish- kapiten i të rinjve lushnjarë. Stafi fierak e ka cilësuar si një mundësi të mirë alternativ­e në repartin e mesfushës së Apolonisë, por Fejzaj ende nuk ka dhënë një provë definitive dhe ndaj mbetet në " qerthullin" testues.

ARTAN BAJRAMI

Qendërsulm­ues 19-vjeçar, ardhur në provë me stofin e një shënuesi të mirëfilltë nga të rinjtë kampionë të Shkëndijës së Tetovës, një lojtar kyç i trajnerit Jeton Beqiri. Ambiciozë për të nisur një përvojë të re në Fier e për të dëshmuar vlerat e tij tek Apolonia.

KRISEL PRIFTI

Aq i penalizuar nga dëmtimet, njëherësh vetëdeklar­ohet se i ndihet borxhli Apolonisë. I operuar nga një dëmtim në menisk prillin e kaluar dhe rioperuar në dhjetorin që lamë pas, vlonjati i ardhur nga Besa po përgatitet individual­isht në qytetin e tij të lindjes duke u shprehur se rifillimi i kampionati­t do ta gjejë tërësisht të gatshëm për nevojat e skuadrës. "Kam aq shumë për të bërë për Apoloninë dhe mezi pres momentin të zbres sërish në fushë. Kampionati do më gjejë gati dhe unë do jem në dispozicio­n të trajnerit e nevojave të ekipit", tha Prifti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania