Panorama Sport (Albania)

Ja nëntë mëkatet e Realit të Madridit në fazën e parë

-

Një krizë të tillë, Reali i Madridit vështirë se do ta kishte imagjinuar, aq më shumë pas suksesit në dhjetor, kur ata u konfirmuan për të dytin vit radhazi si kampionë të Europës dhe të botës. Të flasësh për një pamundësi teknike të grupit, është diçka absurde, por ndoshta ekipi është ngopur dhe ndoshta tani kërkon ide të reja, pasi skuadra duket sikur nuk po e ndjek më Zinedin Zidanin. Por për median medrilene nuk është vetëm trajneri dhe skuadra që nuk funksionoj­në, por e gjithë "lodra", përfshi edhe drejtuesit, një krizë që është analizuar në 9 pika.

1. "BERNABEU" - Nëse do të llogarites­hin vetëm ndeshjet e luajtura në shtëpi, Reali do të ishte i gjashti në këtë sezon, në barazim pikësh me Eibarin. Ka fituar 5 ndeshje në "Bernabeu", ka barazuar 2 dhe ka humbur 3. Është hera e parë që prej vitit 2009 që ekipi madrilen humbet 2 ndeshje radhazi në shtëpi.

2. GOLAT - Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Realit që golashënue­si më i mirë i skuadrës pas 18 ndeshjesh të ketë vetëm 4 gola në kampionat. Ronaldo, Bejl, Isko dhe Asensio kanë 4 gola. Sulmuesi kryesor i ekipit, Benzema, ka shënuar vetëm 2 herë në kampionat. 3. BEJLI - Realit iu desh të luante në fazën e parë të kampionati­t pa u mbështetur te një nga lojtarët më të rëndësishë­m: Garet Bejl. Uellsiani nuk ka luajtur në 9 ndeshjet e kampionati­t dhe mungesa e tij është ndierë në fushë.

4. RËNIA E MARSELOS - Nuk është më i freskët si një vit më parë. Pavarësish­t kësaj, Zinedin Zidan vazhdon t'i japë minuta dhe ta besojë braziliani­n në formacioni­n titullar. Ndaj Vijarealit mund ta shpëtonte golin, por e humbi toruan dhe nuk u tregua i saktë. Edhe në fushën kundërshta­re po gabon shumë. Nga 16 krosime vetëm 3 të tillë gjetën shokun e skuadrës.

5. ZIDAN NUK REAGON - Trajneri i Realit të Madridit vazhdon të aktivizojë të njëjtët, edhe pse disa si Marselo, Kros, Modriç apo Benzema nuk janë në momentin e tyre më të mirë. Për më tepër ai nuk kërkon afrime në janar duke menduar se skuadra i ka elementët për t'u rikthyer te rezultatet pozitive. Zizu nuk di të bëjë as lëvizjet e duhura kur ekipi është duke u mundur.

6. MERKATO E GABUAR - Lojtarët e afruar në këtë merkato të verës, si Hernandes, Vajeho, Sebajos e Majoral janë më pak të aktivizuar­it në radhët e Realit. Vetëm në Kupë kanë luajtur më së shumti, por nuk kanë lënë gjurmë. Ndërkohë, ato që ndihen janë pa dyshim edhe largimet e kampionëve si Morata, Hames e Pepe, të cilët për momentin nuk janë zëvendësua­r në asnjë moment nga afrimet e kësaj vere.

7. FUNDI S'VLEN - Sezonin e kaluar, një nga pikat më të forta të Realit ishin golat në minutat e fundit dhe shumë ndeshje që u fituan në ato momente i dhanë besim formacioni­t të Zidanit. Por tani, fundi epik është në të kundërt të madrilenëv­e. Ndaj Vijarealit pësoi në minutën e 87-të, ndërkohë që këtë sezon nuk ka shënuar asnjë ndeshje përpara minutës së 85-të.

8. KLASIKJA - Humbja 0-3 ndaj Barcelonës në "El Clasico" ishte një goditje e madhe për moralin e ekipit "mbretëror" dhe për tifozët. Vendimi i Zidanit për të luajtur me Kovaçiçin si titullar dhe me Iskon në stol nuk u pranua nga askush, për më tepër që rezultati ishte negativ. 9. SUPERKUPAT - Plani afatshkurt­ër për të fituar 2 Superkupat, atë të Spanjës dhe të Europës, duket se ishte një zgjedhje e gabuar nga ana e skuadrës spanjolle. Zidan dhe stafi i tij nuk menduan për të ardhmen e sezonit, por e përgatitën ekipin gjatë fazës vetëm për ato dy ndeshje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania