Panorama Sport (Albania)

ampiri Luis Suarez kafshon So iedadin

ërmbysje e mendur, nga - në - për katalanasi­t

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Barcelona rikthehej në vendin e krimit, në stadiumin "Anoeta", ku nuk arrin të dalë me tri pikë në kampionat prej 11 vitesh (hera e fundit, 5 maj 2007, 0- 2) dhe me një Luis Suarez në versionin e "vampirit" të zonës arrijnë që të thyejë këtë tabu, me një përmbysje spektakola­re, në një festë ku nuk mund të mungonte as "magjistari" Mesi, i cili vulosi përfundimi­sht shifrat në 4- 2 për katalanasi­t. Ajo që nisi si një sfidë e humbur në 38 minutat e para, u shndërrua në një festë për Barcelonën, e cila tregon se nuk mëshiron askënd, madje nuk ka ndërmend që të heqë këmbën nga gazi, qoftë edhe sikur Reali i Madridit të vazhdojë të zbresë shkallë në renditje. Kjo, sepse skuadra e Ernesto Valverdes kërkon ta sigurojë sa më shpejt titullin kampion dhe me ritmin që ata kanë, duket e vështirë që dikush t'ia shkëpusë nga duart. GOLAT

Ndeshja nisi në mënyrën më të frikshme për katalanasi­t sepse pas diçkaje më shumë se gjysmë ore lojë, Barcelona e gjen veten në disavantaz­h të dy golave. I pari

mban firmën e Hoze, pasi hidhet fluturimth­i në mes të zonës dhe me kokë tund rrjetën. Takimi i zhbllokuar shumë shpejt nga Sociaedadi u jep forca të zotëve të shtëpisë që të dyfishojnë në të 34-ën, kur Kanales gjen me një asist fantastik në zonë

Huanminë, që nuk gabon. Gjithsesi, që të tentosh të frikësosh Barçën duhet më shumë se sa kaq sepse përpara se të zbrisnin në tunel për fundin e pjesës së parë, Luis Suarez asiston Paulinjon, që shtyn në rrëshqitje e sipër në portë dhe ngushton në 2- 1 diferencën. Për të prishur një mallkim 11vjeçar, nevojitet një pjesë e dytë prej bishash të tërbuara, por katalanasi­t kanë në skuadër një "vampir" të zonave kundërshta­re, një Luis Suarez që realizon një dopietë brenda 21 minutash ( 50' dhe 71', ku goli i dytë është një parabolë diagonale spektakola­re), ndërsa Mesi fut në kasafortë tri pikët e radhës dhe blindon shifrat në 4-2.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania