Panorama Sport (Albania)

Kasano në sulm: Te Milani ka lojtarë që mbushin brekët

-

Jeton në Xhenova, por nuk harron kurrë të kalojë në Parma. Jeta e Kasanos mbetet ajo e një futbollist­i që stërvitet çdo ditë dhe është në kërkim të skuadrës së radhës. Në një intervistë për "Corriere Dello Sport", barezi 35-vjeçar ka folur për jetën e tij brenda dhe jashtë fushë, mes shumë episodeve që dërguan karrierën e tij në një drejtim të caktuar.

A jeni ende futbollist?

Jeta që bëj është e tillë. Stërvitem dy herë në ditë dhe peshoj 85 kilogramë, po aq sa isha kur shkova në Botërorin brazilian. Përse ikët nga Verona?

Jam 35 vjeç dhe ashtu si ka shkuar karriera ime nuk e pashë të arsyeshme të luftoja për të mos rënë në Serinë B.

Çfarë ju nevojitet për të pranuar ofertën e një klubi? Një skuadër dhe një trajner që të më besojnë 100 për qind. Nuk më pëlqen të më thonë përditë se kam shtuar 20 kg dhe aktualisht jam gati për një sfidë të re.

Del Piero shkoi në Australi, ndërsa Shnajder sapo pranoi një ofertë nga Katari, po ju?

Po flasim për karrierë apo për humbje kohe? Në të tilla kampionate nuk ka konkurrenc­ë dhe me karakterin që kam, do të hiqja dorë brenda dy ditëve.

Çfarë mund të na thoni për përvojat në klubet e mëdha? Kam gabuar shumë. Te Reali kisha gjashtë vite kontratë dhe u largova brenda 18 muajve. Çdo fundjavë merrja një fluturim privat për Romë, haja si derr dhe nuk flija natën, praktikish­t një jetë m... Budallallë­qe kam bërë dhe te Roma, do duheshin tri libra për t'i thënë të gjitha.

Po te Milani?

Gabova që debatova me Galianin. Më kishin premtuar rinovimin dhe nuk po ndodhte asgjë, ndaj një ditë humba durimin.

Më pas shkuat tek Interi, çfarë ndodhi?

Edhe atje u grinda me Stramaçoni­n. Sot nuk kam asnjë problem me të, fundja në jetën time gabimet janë të shumta.

Në fakt, po të kishit një tjetër karakter, ca gjëra mund të ishin ndryshe?

Të kisha pasur mendjen e Zanetit, do kisha ecur në nivelet e Mesit, Ksavit, Iniestas, Zidanit dhe Ronaldo Fenomenit.

Mund të kishit qenë pjesë e Juventusit ndoshta...

Për katër refuzimet ndaj bardhezinj­ve nuk jam penduar. Dikush si unë në Torino nuk do të qëndronte më shumë se tri ditë. Nuk jam lojtari i duhur për atë lloj klubi, unë nuk qëndroj dot në një shinë. Po titullin kush e fiton sivjet?

Juventusi, pasi janë një ekip i një tjetër planeti dhe sepse Alegri mbetet një trajner klasi. Me të kam raport shumë të mirë. Është një njeri që flet me punë dhe teksa të tjerët komentojnë, ai fiton trofe. Te Milani si ishte marrëdhëni­a juaj?

Jemi grindur shumë herë, por kur përballesh me njerëz të ndershëm, nuk ka problem. Fajin gjithmonë e kisha unë, i çaja kokën dhe ai replikonte duke m'i thënë gjërat në fytyrë gjithmonë.

Me Dibalën çfarë po ndodh?

Vjet bënte diferencën dhe unë qeshja kur e krahasonin me Mesin. As për shaka nuk bëhen të tilla krahasime, Leo është krejt diçka tjetër.

A luan Napoli i Sarrit futbollin më të bukur në Itali? Sarri ka një ekip me lojtarë të mirë dhe normal që mund të luajnë në një mënyrë të caktuar, por të arrish rezultatet duke menaxhuar kampionë, është diskutim më vete. Nuk do të më pëlqente të më stërviste Sarri.

Sa vlen Insinje kur për Kutinjon u paguan 160 milionë euro?

100-110 me siguri, por kur dëgjoj që për Kutinjon u pagua aq, mendoj se Ronaldo vlen 400 milionë dhe Mesi të paktën 600.

A ka në Serinë A kampionë të tillë?

Bufon, Higuain, Pjaniç janë disa prej tyre. Nëse dikush bën mrekullira në fushë, nuk mund ta gjykosh për moshën apo edhe sjelljen jashtë fushe, siç ndodhi me Naingolani­n, fundja kush nuk gabon kurrë?

Baloteli po kthehet në nivelet e tij, a jeni i kënaqur? Cilat janë nivelet e Marios? Ai duhet të falënderoj­ë Raiolën për shanset e tepërta që i janë dhënë në karrierë. Kur isha te Verona, Pacini më tha që dikush donte të më fliste në telefon. Ishte Baloteli që filloi duke më bërë moral se kisha folur keq për të, por unë iu përgjigja: "Kush dreqin je? Thashë të vërtetën që je lojtar i mirë. Nëse do të shitesh vazhdo, unë nuk ndryshoj dhe nuk do të gënjej".

A jeni ndopak i habitur nga problemati­kat e Milanit? Fare. Milani ka lojtarë të mirë dhe kaq, por në "San Siro" lojtarët e mirë e kanë të vështirë sepse mbushin brekët. Bonuçin e kam mik të vjetër, por më duhet të them se te Juvja u bë i fortë sepse kishte në krah Barxaljin dhe Kielinin, ndërsa pas tyre luante SuperXhixh­i. Juvja sulmonte, ndërsa te Milani e sulmojnë një për një dhe e ka të vështirë, ndaj me gjithë respektin, Ramos, Pike dhe Pepe janë diçka tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania