Panorama Sport (Albania)

Shfryn Berluskoni: Akuzat ndaj Milanit, sulm politik

Ish-presidenti mbron Jonghong Li: Mbajti të gjitha premtimet

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Me gjithë replikat dhe kundër rep likat e së shtunës mbi çështjen e shitjes së Milanit, dje ka vijuar beteja mediatike mes Silvio Berluskoni­t dhe mediave që, sipas tij, kanë publikuar një lajm të stisur për ta goditur mediatikis­ht në prag të zgjedhjeve. "Një vrimë e madhe në ujë", kështu e ka komentuar Silvio Berluskoni çështjen e ngritur një ditë më parë nga gazeta "La Stampa", e cila e akuzonte për manipulime të kostove në shitjen e Milanit. I ftuar në një emision në rrjetin "Mediaset", ish-presidenti ka deklaruar: "Sa herë që ka fushata elektorale dhe unë konsideroh­em pretendent për fitore, shpiken të tilla histori. Këtë herë ishte Prokura e Milanos që përgënjesh­troi me shpejtësi lajmin, sipas të cilit, ne kishim përfituar nga shitja e klubit për të sjellë kapitale në Itali". Në shpjegimin e tij, Berluskoni është i qartë dhe përgënjesh­troi lajmin dukë thënë: "Nëse do të kisha qëllime të fshehura, do të isha i marrë nëse do të organizoja një operacion kaq të madh dhe të rëndësishë­m mediatikis­ht. Nuk më ngelet gjë tjetër, përveç se të përgënjesh­troj çdo gjë dhe të theksoj se 'Fininves' ka bashkëpunu­ar me bankat e nivelit të lartë duke informuar për çdo hap prokurorin­ë e Milanos". "Kavalieri" nuk ngurron të komentojë dhe punën e pronarit Jonghong Li, për të cilin deklaroi se: "Milanin ia shita një sipërmarrë­si kinez, i cili me ne ka qenë gjithmonë korrekt, teksa ka respektuar çdo premtim që na kishte dhënë gjatë bisedimeve për shitjen e klubit. Edhe në lidhje me merkaton, ata u sollën ashtu siç më kishin premtuar në momentin e arritjes së marrëveshj­es".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania