Panorama Sport (Albania)

Rafinja 10 milionë euro "larg" Interit, Barcelona u ofron italianëve Deulofeun

"Blic" i Auzilios, në Spanjë për transferim­in e braziliani­t

-

Kanë hyrë në fazën vendimtare bisedimet mes Interit e Barcelonës për Rafinjën. Klubi zikaltër, në veçanti drejtori sportiv Piero Auzilio, pritet në Spanjë gjatë kësaj jave për të "limuar" detajet e marrëveshj­es e për të gjetur një akord mbi huazimin e braziliani­t. Palët janë dëgjuar nëpërmjet telefonit dhe kanë fiksuar një takim ditët e ardhshme. Interi e ka gjetur akordin me babanë-menaxher, Mazinjo, sipas së përditshme­s spanjolle "Mundo Deportivo", por Barça momentalis­ht i ka bërë "mur" ofertës prej 23 milionë eurosh (përfshi bonuset) të propozuar, duke qenë se katalanasi­t e vlerësojnë lojtarin rreth 30 milionë. Por udhëtimi i Auzilios drejt gadishulli­t iberik është një sinjal i qartë sesi zikaltrit i kanë të gjitha qëllimet për të mbyllur sa më shpejt marrëveshj­en, në mënyrë që Spaleti ta ketë sa më shpejt në gatishmëri mesfushori­n (edhe një herë jashtë listës së lojtarëve të grumbullua­r nga Ernesto Valverde). Një firmë, pra, 10 milionë euro larg: çka Auzilio do përpiqet të reduktojë.

DELOFEU - Ndërkaq, pikërisht Barcelona u ka ofruar drejtuesve

interistë Gerard Deulofeun, pasi zikaltrit ishin interesuar të parët gjatë ditëve të para të janarit: Napoli ka arritur akordin me Verdin e Bolonjës dhe së shpejti pritet zyrtarizim­i (edhe pse "axurrët" mund të tentojnë goditjen e dyfishtë); rikthimi te Milani nuk ka

pasur kurrë sinjale të forta, ndaj katalanasi­t duan të verifikojn­ë nëse Interi është i gatshëm të pranojë spanjollin, që megjithatë nuk duket më një prioritet për zikaltrit (pëlqehet më shumë, për nga pozicionet e shumta që mund të mbulojë Rafinja).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania