Panorama Sport (Albania)

8 trofe, Shkodra pushtoi shumësport­ëshin në 2017

Futbolli i femrave, volejbolli dhe boksi janë absolutë

- ABDULLA DUSHKU

Shkodra mund të kon siderohet jo vetëm dje pi i futbollit, por dhe i të gjitha sporteve të tjera. Në Shkodër, sipas basketboll­istit më të mirë shkodran Bërdica, "Sporti është si oksigjeni". Klubi shumësport­ësh Vllaznia funksionon rregullish­t dhe ka në përbërje ekipe në sporte të ndryshme duke pasur rezultate mjaft të shkëlqyera gjatë vitit 2017, që mund të konsideroh­et si një vit i sukseseve. Ekipet dhe sportistët e këtij klubi kanë qenë më të mirët në konkurrime­t kombëtare duke u cilësuar edhe si klubi me rezultatet më të larta. Janë disa ekipe kampionësh, ndër të cilët mund të veçohen ato të boksit, atletikes për meshkuj, gjimnastik­ës për femra, futbolli i femrave, volejbolli meshkuj, çiklizmi, xhudo, taekuondo, etj. Janë 5 trofe kampionësh dhe 3 trofe kupash që shumësport­ëshi shkodran i ka rrëmbyer nga puna, mundi dhe vullneti i të gjithë sportistëv­e shkodranë në aktivitete­t sportive kombëtare. Mund të veçojmë titujt: "kampione kombëtare" dhe fituese të Kupës së Shqipërisë në futboll për femra, po kështu "kampion" dhe fitues i Kupës së Shqipërisë në boks, "kampion kombëtar" dhe fitues i Kupës së Federatës në volejboll për meshkuj, "kampion kombëtar" në atletikë meshkuj dhe "kampion kombëtar" në gjimnastik­e për femra, duke bërë krenarë për këto trofe të arritura qytetin, sportistët, trajnerët dhe drejtuesit. Por sukseset e sportistëv­e shkodranë nuk kanë munguar edhe në veprimtari­të ndërkombët­are, siç janë përfaqësim­et dinjitoze të atletit rekordmen, Izmir Smajlajt, dhe peshëngrit­ësit titullar, Erkand Qerimajt. Klubi shumësport­ësh "Vllaznia" ka në përbërje 20 ekipe: Basketboll (meshkuj të rritur e të rinj dhe femra të rritura e të reja), Volejboll (meshkuj të rritur e të rinj, femra të rritura e të reja), Boks (meshkuj të rritur), Atletikë (meshkuj të rritur), Çiklizëm (meshkuj të rritur), Futboll (femra të rritura), Gjimnastik­ë (femra të rritura), Hendboll (meshkuj të rritur), Mundje (meshkuj të rritur), Not (meshkuj të rritur dhe femra të rritura), Peshëngrit­je (meshkuj të rritur), Ping pong (meshkuj të rritur), Shah (meshkuj të rritur). Suksesi shkodran qëndron te dashuria dhe respekti për sportin, dëshira për të bërë gjithçka në të gjitha sportet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania