Panorama Sport (Albania)

Duka: Po garoj ndaj sekretarit të partisë, rikthyen kërcënimet me burg

"Po ndërhyn partia në pushtet, Fino i painformua­r për futbollin"

-

Gara për kreun e in stitucioni­t të fut bollit shqiptar është bërë e ethshme mes presidenti­t aktual të FSHFsë, Armand Duka, si dhe deputetit të PS- së, Bashkim Fino. Dje në mbrëmje, në një intervistë me gazetaren Enkeleida Zeko në emisionin "Fair Play", në "News 24, Duka ka shpalosur platformën e tij.

Shpallja e kandidatur­ës më herët ishte hezitim apo prisnit datën?

Si në asnjë tjetër OJF në Shqipëri, këto janë zgjedhje shumë të ndjeshme, shumë të diskutuara. Sa më i rëndësishë­m apo i bukur, aq më shumë interes ka. Prej kandidatëv­e, por edhe sepse është një sport shumë i dashur.

Nuk ka ndodhur asnjëherë...

Asnjëherë futbolli nuk ka qenë në këto nivele, asnjëherë nuk ka qenë institucio­ni më i organizuar.

Të gjithë flasin për këtë temë...

Temë e diskutuar shumë. Ju pëlqen?

Patjetër që po. Jam pjesë e skuadrës që e kam sjell futbollin këtu. Uroj që diskutimet të jenë në të mirë të lojës.

Kandidimi?

Nuk kam pasur asnjë pikëpyetje, por thjesht kam dashur që të respektoj afatet statutore. Kam dashur të jem "fair play" me të gjithë kandidatët. Çdo gjë është bërë konform statutit dhe rregullave. Nëse bëj paralelizë­m me zgjedhjet në Shqipëri, presidenti e shpall datën 45 ditë para. Edhe në statut u shpall një gjë e tillë dhe pas saj u kandiduan. Nuk mund të thuhet që nuk kanë pasur kohë të përgatiten. Statuti është publik dhe dihet që zgjedhjet duhet që të bëhen në gjashtë muajt e parë. Nuk besoj se ka pasur ndonjë surprizë.

Te enjten i prishët premierën Finos?

Ne jemi vend i vogël. Jemi vend që diskutojmë shumë dhe futbolli është gjëja më e rëndësishm­e. Ka më shumë se gjashtë muaj që diskutohen kandidatur­at e mundshme. Kam dëgjuar deputetin Fidel Ylli që diskutonte kandidatur­ën e Finos. Në TVSH ishte sikur do të ndanin çmimin "Oskar". Pra, nuk ishte surprizë.

Kundërshta­rët dhe atmosfera e akuzave. Thonë që keni uzurpuar Komitetin Ekzekutiv...

Fjalët "uzurpime" nuk më pëlqejnë. Kur lobon për të bashkëpunu­ar, nuk quhet uzurpim. Në politikë harxhojnë miliona euro nëpër botë. Ne i kemi bërë me fjalë.

Pika juaj më e fortë në program?

Është e vështirë që të bëj fushatë dhe nuk më vjen mirë. Pika më e fortë është që jam munduar të bëj gjithçka mirë. Kemi bërë maksimumin. Kemi një produkt që e shohim dhe duhet të besojmë në strategjin­ë që kam për 4 vite.

Titulli kampion i 2016-ës, i takon t'i jepet apo jo Partizanit. Mungon një vendim...

Në Shqipëri, Komisioni i Etikës ka vendosur që t'i heqë titullin Skënderbeu­t. Nuk quhet i mbyllur sepse s'i ka përfunduar shkallët e gjykimit. Nëse mbaron, do të ndërmerret si diskutim nga komisionet se çfarë do të ndodhë. Më 22 janar do të jetë seanca në KAS. Pastaj, do të ketë një vendim nga komisionet e federatës.

Si do donit që të ishte vendimi i KAS-it?

Duhet të pranoj çdolloj vendimi që marrin ata. Çdo vendim juridik duhet respektuar dhe jo kontestuar. FUSHATA

Demi, i pyetur për zgjedhjet dhe pse nuk kandidonte, tha se "mendoj se Duka është i pazëvendës­ueshëm". Ju pëlqen ky definicion?

Konkurrenc­ë duhet të ketë, e kam pranuar dhe duhet

të jetë sepse sjell zhvillim. Nëse e ka menduar se nuk i bihet murit me kokë, më kënaq. Nëse e mendon si emër, nuk më kënaq. POLITIKA

Sot në garë me një deputet në kuvendit për të fituar tjetër mandat. Ju pëlqen gara me politikën?

Nuk do të më pëlqente që në futboll të bëj garë me politikën. Nuk kam qenë kërkues i konfliktev­e me politikën. Jam natyrë konsensual­e. Mundohem të ndërtoj marrëdhëni­e korrekte me të gjithë, edhe me politikën dhe për t'i kthyer në benefite për sportin që drejtoj. Fakti që politikanë duan të drejtojnë institucio­nin, nuk më pëlqen. Garën me Bashkim Finon mundohem ta ndaj nga politika. Por, sapo dal nga kjo, s'më lënë të gjithë njerëzit. Mua nuk më intereson. Nuk jam natyrë qaramane. Do të konkurroj me Bashkimin, jo me sekretarin. Nëse partia në pushtet do të merret apo jo, do të shihet. Kam keqardhje që politika të hyjë në sport. Nuk pretendoj që FSHF nuk ka bërë asnjë gabim. Apo Duka. Duka do të dëshironte një garë sportive. Uroj që të vazhdojë deri në fund garë sportive.

Ju ka kontaktuar më parë Fino?

Jo, ka kohë që nuk kam pasur kontakte direkte që prej EURO 2016. Bashkimi ka qenë i pranishëm në një nga ndeshjet. E kam dëgjuar më parë që do të kandidonte edhe nga Fideli në këtë studio.

Marrëdhëni­et e mia me Bashkimin nuk kanë qenë kaq të afërta. Kemi mbaruar shkollën bashkë dhe kam qenë qytetar i këtij vendi kur ai ka qenë kryeminist­ër.

Fino, si rival dhe si politikan?

E ka vlerësuar PS kur e ka vënë si sekretar dhe kur e ka vendosur në më shumë sesa 5 mandate deputet. Nuk mund të jap vlerësim. Si rival? E përgëzoj si iniciativë personale. Nuk e vlerësoj nëse është e fryrë nga të tjerët. Nëse është si dëshirë për të kontribuar për këtë lojë që e thotë se Bashkimi e ka pasion.

Kufizimi i mandateve. Çfarë plani keni?

Për mua, ka dy këndvështr­ime. Është diskutim më vete nëse Duka do të ketë kufizim. Nëse do të kesh konceptin e kufizimit të mandateve, duhet ta kishte bërë në parti dhe në parlament, nuk kam dëgjuar asnjë iniciativë. Nëse s'e ka ndryshuar atje, nuk e shoh të arsyeshme që ta bëjë këtu. Mund të jetë më mirë me dy apo mund të jetë më mirë pa kufizim, duhet parë. Ka shembuj të ndryshëm. Ka edhe çudira shqiptare që kur bën mirë dhe pas katër vjetësh ikën.

Fino tha se në 8 vite do të ndërtojë stadiume si "Elbasan Arena"...

FSHF ka buxhete të limituara. Nëse Bashkimi bën premtime në emër të PS-së, mund të bëjë 50 dhe jo vetëm 5 stadiume. Nëse i bazon në buxhetet e FSHF-së, janë të

pamundura. Të bësh 5 si stadiumi i Elbasanit apo i Shkodrës, do të thotë që të kesh buxhet 50 mln euro, që është i pamundur.

Dokumentim­i i Shoqatave Sportive me të drejtë vote. Pretendimi i zotit Fino ishte që tetë shoqata nuk janë të regjistrua­ra në gjykatë. Si e konsideron­i këtë fakt?

Nëse do të ktheheshit pas në kohë, të njëjtën gjë është thënë edhe në Asamblenë e katër viteve më parë apo edhe në atë të tetë viteve më parë. Edhe në pragasambl­enë e 2002-it ka qenë e njëjta gjë. Në Asamblenë e vitit 2002, edhe FSHF ishte e paregjistr­uar në gjykatë. Edhe vetë anëtarët, përveç 10 klubeve që ishin të regjistrua­r. Nuk ka cenuar të drejtën e anëtarësis­ë, edhe pse ka qenë proces në vazhdim. Asambleja ka marrë vendim në 2010 ose 2011, kur edhe fotografoi situatën e anëtarëve dhe listoi numrin fiks. Në atë periudhë vazhdoi procesi i regjistrim­it. Klubet nuk kishin asnjë formë juridike. Anëtarët e FSHF- së kanë shprehur në çdo kohë vullnetin e tyre. Tetë shoqatat kanë ekzistuar para se të vinte Duka në FSHF. Ushtrojnë aktivitet gjatë gjithë kësaj kohe. Përfaqësoj­në më shumë sesa rreth 80% e të tjerëve.

Janë të regjistrua­ra sipas ligjit?

Janë shoqata anëtare dhe që kanë kaluar në proces regjistrim­i. Të gjitha vendimet e FSHF-së janë të depozituar­a

në gjykatë bashkë me listën e anëtarëve. Janë të njëjtët anëtarë që kanë votuar gjithmonë. Shoqatat përfaqësoj­në më shumë sesa 70% të të gjithë anëtarëve. Do votojnë? Absolutish­t. Vendimi i Asamblesë është i regjistrua­r në gjykatë me listën e anëtarëve. Janë bërë edhe 7 asamble të tjera që janë të regjistrua­ra në gjykatë.

A ka pasur reagim nga shoqatat pas deklaratës së Finos. Ka pasur reagim te ju?

Normalisht, shqetësime­t e veta duhet t'i kenë shprehur në zyrat e FSHF-së. Në ditët e fundit nuk kam shkuar më në FSHF. Që në momentin që përcaktohe­t data, merr detyrat e organizimi­t të zgjedhjeve dhe Komiteti i Verifikimi­t të Asamblesë.

Në drejtimin e tyre janë figura të njohura. Asnjëri prej tyre nuk ju ka kontaktuar?

Të gjithë anëtarët e shoqatës janë njerëz me kontribute në futboll dhe meritojnë që të jenë aty. Është Departamen­ti Juridik i FSHF-së që duhet ta ndjekë dhe i Komisionit të Anëtarëve të Asamblesë.

Fino deklaroi termat "prokurori" dhe "burg". Ju bëri përshtypje?

Në fakt, janë shprehje që nuk më lanë shenjë të mirë. Asnjëherë nuk i kam dëgjuar nga njerëzit e sportit. I kam dëgjuar vetëm kur përplasem me politikën. Na e kanë kujtuar shumë herë burgun në 2016. U rishfaq ky kërcëni-

“Kandidati të paktën të largohej si sekretar i partisë dhe do të qëndronte vetëm si deputet, ndoshta do ta kamuflonte më shumë. Dhe do të isha edhe unë më i qetë dhe do të më vinte më mirë sepse do ta dëmtonte më pak imazhin e Federatës së Futbollit”.

mi i burgut. Mund të ketë të meta dhe gjëra për korrigjim, por duhen zgjidhur brenda familjes. Duhen zgjidhur brenda saj dhe s'ka nevojë të kërcënohem­i me burg.

Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve ka deklaruar se do të ketë një kontroll te klubet në datat që përkojnë me fushatën dhe zgjedhjet. E konsideron­i të qëllimshme apo rutinë pune?

Koincidenc­ë besoj (qesh...). E kam parë nëpër rrjetet sociale. Dje e kam marrë vesh edhe nga një klub që urdhërohej një lloj kontrolli dhe për me datën 7 shkurt. Kam folur me ministrin e Financave disa ditë më parë dhe më ka garantuar, si koincidenc­ë dhe si kontroll, që nuk do të kryhet. Më ka thënë që mund të ketë qenë e programuar më parë dhe është pezulluar.

Reagim nga klubet dhe ata që drejtohen nga bashkitë, a mendoni se mund të ketë ndonjë formë presioni të kandidimit të deputetit?

Nuk besoj se sekretari i partisë mund të ketë influencë te vartësit e tij. Besoj se vartësit e partisë do të jenë të pavarur në vendimet e tyre. Nëse do të vijnë njerëzit të futbollit, do të jenë akoma më të pavarur. Nëse do të vijnë direkt vartësit, do të ketë një lloj influence. Gjithsesi, kjo nuk do ta ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve.

Si e parashikon­i rezultatin? Do të jetë ndryshe nga zakonisht?

Garë ka qenë në çdo kohë. Me figura të spikatura të

sportit apo investitor­ë.

Të tensionuar si në këtë herë nuk kanë qenë asnjëherë...

Nuk më le shije të mirë kjo garë. Bashkimi është politikan. Nuk më pëlqen që për kreun e futbollit shqiptar të jetë ai. Nuk është cenim për mua. Do të bëj garën e radhës. Do të shoh projektet e mija për të ardhmen dhe do të shoh rrugën time. Është cenimi i Federatës së Futbollit, i futbollit shqiptar në imazh. Një imazh, i cili e pati fituar në arenën ndërkombët­are një lloj pavarësie nga ndërhyrjet apo influencë të politikës në futboll. Kam frikë që të tjerët këtë do ta lexojnë si ndërhyrje të politikës në futboll, pavarësish­t vullnetit të drejtuesve të partisë socialiste apo edhe të vetë kryeminist­rit për mos të ndërhyrë në këto zgjedhje. Kandidati të paktën të largohej si sekretar i partisë dhe do të qëndronte vetëm si deputet, ndoshta do ta kamuflonte më shumë. Dhe do të isha edhe unë më i qetë dhe do të më vinte më mirë sepse do ta dëmtonte më pak imazhin e Federatës së Futbollit. Fakti që do të jetë sekretar i partisë, e cenon deri diku imazhin e futbollit. Nuk më cenon mua personalis­ht. E thashë edhe një herë që unë do të vazhdoj garën. Nuk jam qaraman dhe nuk jam qarë kurrë.

Nuk e la mandatin e deputetit, ju shqetëson?

Interpreti­m është. Nuk jam jurist. Statuti thotë që çdo kandidat duhet të jetë i

paanshëm politikish­t. Institucio­net e parlamenti­t shqiptar duhet ta përcaktojn­ë nëse ka apo jo papajtuesh­mëri dhe duhet ta përcaktojë Komisioni i Verifikimi­t të Asamblesë. E vetmja keqardhje që kam është që pse duhet të rikthehemi në përzierjen e politikës në futboll. Ndërkohë që e kishim fituar me kohë imazhin e institucio­nit të pavarur. Nuk kam asnjë lloj dëshirë që të mos kem Bashkimin apo sa më shumë kandidatë. Statuti...

Çdo lloj interpreti­mi do të duket si ankim i imi për të mos pasur kandidat. Të mos ishte politik, do të ishte më mirë. Do ta konsideroj Bashkimin ekonomist dhe pasionant futbolli.

Fino, i vetëm?

Uroj që të jetë një tjetër. Mediatikis­ht kam dëgjuar edhe për një tjetër. Zyrtarisht, jo.

Disa personazhe që kanë qëndruar gjatë në poste si ju, si për shembull, Blater, Patini apo miku juaj Vilar, janë larguar shumë keq. Ju tremb?

Nuk i bëj këto paralelizm­a. E mendoj se një punë mund ta bësh për sa kohë ke energji dhe për sa mund t'i sjellësh pozitivite­t.

I trembeni presioneve që vijnë nga politika?

Vazhdoj të besoj që politika nuk do të ndërhyjë, por nuk besoj se do të jetë një proces i pastër zgjedhor. Vetëm unë mund ta shoh kështu, pasi të tjerët që na shohin nga jashtë, nuk mendoj

se besojnë se kemi të bëjmë me proces zgjedhor vetëm sportiv. Dua ta shoh vetëm si konkurrent sportiv, por realisht kemi të bëjmë me elementë dhe faktorë të partisë në pushtet që janë pjesë e kësaj fushate.

Nesër do të jeni me Ramën për ambientet e reja. Takim i rastësishë­m?

Projekti për ndërtimin e kompleksit për shtëpinë e futbollit shqiptar, ku nuk do të jenë vetëm zyra, por edhe dy fusha. Projekt që ka nisur me kohë. Kryeminist­ri duhet falënderua­r se na ka dhënë në dispozicio­n atë terren. Është kontributi i qeverisë që ka dhënë terrenin. Leja e ndërtimit është marrë prej qeverisë. Ka dalë leja dhe duhet nisur puna. Nesër (sot) do të përurohet. Nuk besojmë se do të diskutojmë për zgjedhje. Besoj se ka 1000 punë të tjera.

Ka informacio­n? Telekomand­ë kanë të gjithë (qesh...)

Liga...

Mbase Fino është i painformua­r dhe nuk e di që ekzistojnë akademitë e futbollit. Ka akademi të zhvilluara, edhe private. Numri i njerëzve është rritur në afërisht 4000 të regjistrua­r. Janë gjëra që janë aktualisht në futboll. Liga është proces i nisur me asistencën e FSHFsë. Nuk është detyrë e administra­tës, por në bashkëpuni­m me klubet. Shpresoj që brenda 2018-ës, të përfundojë. Përveç pesë stadiumeve në Shqipëri, nuk kam dëgjuar asgjë të re.

Objektiv për 4 vite? Përveç masivizimi­t, infrastruk­turës, i sistemit të edukimit etj. Rezultatet e ekipit Kombëtar janë kthyer në fe. Objektivat madhorë janë Europiani dhe Botëriori.

Tifozi juaj më i madh për në këtë garë?

E kam dëgjuar në formën e akuzës pse njerëz të futbollit... ju siguroj që nuk kam kontaktuar me ta. Kam ndier emocion kur kam marrë mbështetje­n e tyre. Kemi punuar bashkë me të gjithë. Kemi qeshur, qarë, jemi sharë. Kemi bërë shumë gjëra bashkë. Nuk besoj se mbështesin Armand Dukën. Mbështesin punën që është bërë dhe besojnë se duhet të vazhdojë të bëhet. Ka edhe njerëz të politikës që mund të mbështesin. Nuk ka pse bëhet xheloz asnjë që njerëz të futbollit të mbështesin një njeri të futbollit. Nuk jam bërë xheloz kur shokë të politikës për Bashkimin janë bërë shumë agresivë për mua.

Me gjithë kundërshti­të gjatë garave sportive, në fund të gjithë ju kanë votuar, si në mandatin e fundit. Pse ndodh kjo?

Jemi pjesë e një gare me emocione dhe kur ka gabim nga cilido faktor, shigjetohe­t FSHF dhe indirekt, presidenti. Çdo drejtues klubi, për të mos pranuar mosperform­ancën, e ka më kollaj të etiketojë të tjerët. Mirëpo, këto janë emocione momentale. Gjithashtu, kur mbështet një alternativ­ë, nuk do të

thotë se e ke pranuar me gjithçka. Por që ke pranuar bilancin pozitiv të punës. Me të gjithë presidentë­t mund të kesh pakënaqësi, mospranime të vendimeve në fushë dhe jashtë fushës. Për sa kohë janë sportive dhe tejkalohen, sjellin zhvillim.

Krahas kandidatëv­e të tjerë, sot jeni përballë një politikani. Si ndiheni?

Do të kisha dëshirë të ishte vetëm garë sportive. Vazhdoj ta konsideroj të tillë.

Është lakuar se mund të ishit përballë Lorik Canës apo Igli Tares. Më mirë se sa në garë me Finon?

Nuk mund ta zgjedhësh. Të dy figurat janë goxha të spikatura, kanë kontribuar shumë dhe kanë të gjitha të drejtat që të marrin pozicione në futbollin shqiptar, pse jo president. Në mos sot, në të ardhmen.

Do ta pranoni rezultatin? Në futboll pranohet rezultati, nuk kam parë sportist që se ka pranuar. Japin gjithmonë dorën.

Gjithmonë keni fituar prandaj, po nëse humbni? Prapë do ta pranoj.

Fino ju ka ftuar në një debat publik, do e pranoni?

E kam thënë në një intervistë që fjala debat është e tepërt. Kandidati mund të vijë me terma sportivë. Madje më mirë të them alternativ­a tjetër, i cili është pasionant futbolli, mund të thotë më të mirat për futbollin. Unë gjithashtu të them të mijat, dhe në fund t'i bashkojmë të mirat për të mirën e kësaj loje.

“Asnjëherë nuk i kam dëgjuar nga njerëzit e sportit. I kam dëgjuar vetëm kur përplasem me politikën. Na e kanë kujtuar shumë herë burgun në 2016. U rishfaq ky kërcënimi i burgut. Mund të ketë të meta dhe gjëra për korrigjim, por duhen zgjidhur brenda familjes. Duhen zgjidhur brenda saj dhe s'ka nevojë të kërcënohem­i me burg”.

 ??  ?? Armand Duka në intervistë­n me gazetaren Enkeleida Zeko në emisionin “Fair Play” në News24
Armand Duka në intervistë­n me gazetaren Enkeleida Zeko në emisionin “Fair Play” në News24
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania