Panorama Sport (Albania)

Barazon Skënderbeu, klubi i Latifit ofertë Jashanicës

"FSHF ka qenë banjë publike, ja pse fiton Armando"

- JORGIS MEMO

Edi Martini mendon se presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka, është i pakonkurru­eshëm në garën për një tjetër mandat në krye të institucio­nit të futbollit shqiptar. Ish-sulmuesi shkodran, që ka qenë pjesë edhe Kombëtares, ka komentuar dje për "Panorama Sport" zgjedhjet e 7 shkurtit. Martini rendit disa arsye pse Duka është favorit, edhe pse respekton kandidatin Bashkim Fino, ishkryemin­istër i vendit.

Duka kërkon një tjetër mandat edhe pse ka !ite në krye të FSHF-së% E prisnit &ë të rikandidon­te'

Po, natyrisht që e prisja që Duka të rikandidon­te, edhe pse ka 1V vite në krye të FSHF-së. Të arrish një sukses të madh, duke çuar Shqipërinë në Europian dhe realizuar ëndrrën e të gjitha brezave, do të thotë se për një vend të vogël si ne është maksimumi i mundshëm. Me ndryshimet që kanë ndodhur në futbollin shqiptar, duke filluar nga infrastruk­tura, stadiumet dhe fushat, për të vazhduar me suksesin e Kombëtares dhe Skënderbeu­t në rang klubesh, do të ishte çudi që Duka të mos vazhdonte. Me aq sa është bërë deri më tani, veçanërish­t në mandatin e fundit, Duka nuk ka rivalë që mund ta konkurrojn­ë.

Ju mendoni se këto e (ëjnë fa!orit presidenti­n aktual'

E përsëris, të jesh president i FSHF-së dhe Shqipëria të kualifikoh­et në Europian, është arritja më maksimale që mund të bëjë numri një i futbollit në vendin tonë. Edhe në këto zgjedhje, mendoj se Duka është favorit vetëm për ato që ka bërë për futbollin. Flasin faktet dhe nuk ka pse të mohohet diçka e tillë. Duhet të jemi mirënjohës për të gjitha ndryshimet.

Gjithsesi të shumtë janë ish-fut(ollistët &ë kanë thënë se duhej të (ëhej më tepër dhe nuk duhet të luhet me emrin e Kom(ëtares%%%

Nga eksperienc­a ime personale, kur isha pjesë e Kombëtares dhe grumbulloh­eshim në zyrat e FSHF-së të stadiumit "Qemal Stafa", me bindje ju them se ky institucio­n ka qenë një banjë publike. Që prej ardhjes së Dukës ka ndryshuar kurs futbolli dhe FSHF si institucio­n. Vetëm 1V vite më parë, Kombëtarja nuk kishte bluza të vishte, ndërsa sot kemi një realitet tjetër. Vlera është bërë shumë e madhe dhe luhen miliona euro. Megjithatë, ne si popull kemi atë defektin tonë, pasi mes dhjetëra të mirave, jemi të destinuar të përmendim diçka negative. Unë, si një ish-futbollist i ekipit kombëtar, i jam mirënjohës Dukës për atë që ka bërë për futbollin.

Për(allë do të ketë ishkryemin­istrin e !endit si e shikoni këtë garë'

E njoh Bashkim Finon dhe mund të them se kam relata miqësore me të. Jam takuar dhe kam folur për futbollin shumë vite më parë. Kam respekt për Bashkimin, por në jetë gjërat maten me atë çfarë ke bërë. Unë jam kundër çdo politikani që e ka çuar Shqipërinë në pikë të hallit. Futbolli është e vetmja gjë që krenohemi dhe njihemi në të gjithë botën. Pra, politika është ajo që e ka çuar këtë vend në pikë të hallit dhe sa herë që flitet për të unë jam kundër.

Si ka mundësi &ë komuniteti i fut(ollit nuk prodhon dot një kandidatur­ë nga fusha e sportit por !etëm (iznesmenë dhe politikanë'

Kur flasim për një ish-futbollist, normalisht mendja të shkon tek Igli Tare apo Lorik Cana. Megjithatë, mendoj se kryetar i FSHF-së duhet një menaxher i mirë, me një përgatitje të lartë në të gjitha aspektet. Me personalit­etin që ka krijuar Duka dhe atë që i ka sjellë futbollit shqiptar, mendoj se është shumë i fortë për t'u përballur.

Të jesh president i FSHF-së dhe Shqipëria të kualifikoh­et në Europian, është arritja më maksimale që mund të bëjë numri një i futbollit në vendin tonë. Edhe në këto zgjedhje, mendoj se Duka është favorit vetëm për ato që ka bërë për futbollin+

 ??  ?? Çast nga një mbledhje e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së
Çast nga një mbledhje e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania