Panorama Sport (Albania)

Kievo shënjestro­n Abazajn, Partizani tenton një “Bob”

Mesfushori Jusuf Bob mund të vijë në formë huazimi nga veronezët

- ILIR CARA

Ka kaluar gjysma e afatit kohor të mer katos së dimrit dhe Partizani ende nuk i ka realizuar objektivat për janarin. Në prononcimi­n e fundit nga Antalia, ku ekipi po kryen minifazën përgatitor­e, trajneri Sulejman Starova paralajmër­oi se ekipi do të përforcohe­t edhe me tre lojtarë të tjerë. Sipas trajnerit, synimet kanë të bëjnë me afrimin e një mbrojtësi (i paspecifik­uar pozicioni), një mesfushori (që mendohet të jetë fantazist), si dhe i një sulmuesi "pykë". Ndonëse po punohet për këto objektiva, stafi teknik është i detyruar të vijojë punën me grupin që ka në dispozicio­n. Burime pranë njerëzve që po bëjnë merkaton e Partizanit, kanë bërë me dije për "Panorama Sport" se një nga emrat që po diskutohet nga të kuqtë është një mesfushor i Kievos. Në këtë rast, është një çështje "bobash", pasi nëse realizohet Jusufa Bob (emri i mesfushori­t) do të vihet nën urdhrat e trajnerit Sulejman Starova, i cili gëzon epitetin "Bobi". Jusufa Bob është lojtar në pronësi të klubit italian të Seria A, njëkohësis­ht pjesëtar i kombëtares së Gambias, por që Kievo e ka huazuar në sezonet e fundit. Mësohet se bisedimet për 21-vjeçarin janë në fazën fillestare, por të kuqtë kërkojnë që marrëveshj­a për Bobin të mos jetë si në rastin e Kaleb Ekubanit, ku i përfituar doli klubi italian. Dihet që sulmuesi italo- ganez u promovua te Partizani, por përfitimin për shitjen e sulmuesit e mori Kievo, që zotëronte kartonin. Ish-klubi i Ekubanit e afroi Bobin në moshën 19-vjeçare, por në dy vitet e fundit e ka huazuar në klube të niveleve të ulëta në Itali. Së fundmi, Jusufa Bob është huazuar te Rexhiana në Serinë C dhe pozicioni i tij natyral është mesfushor qendre. Ashtu si sulmuesi i Skënderbeu­t Ali Soue, i cili gjithashtu është në pronësi të Kievos, edhe Bob është pjesë e kombëtares afrikane të Gambias. Mesfusha është reparti më i mbipopullu­ar te Partizani, por drejtuesit janë të prirë për të afruar elementë cilësorë, që i shërbejnë edhe së ardhmes. Pretendohe­t se nga janari po nis një revolucion i ri, me shpresat që rezultatet të "korren" në edicionin pasardhës. Luçiano Moxhi vendos për afrimet e merkatos aktuale, ndaj, nëse lojtari nuk gëzon pëlqimin e tij, ka pak shanse që të vishet i kuq.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania