Panorama Sport (Albania)

Fino, larg duart nga futbolli shqiptar...!

- Nga ADRIATIK DOSTI

Bashkim Finon e kam njohur nga afër e personalis­ht vetëm në atë kohën, kur erdhi i propozuar e i rekomandua­r nga një zot e di se prej kujt... si Kryeminist­ër i Qeverisë së Stabilitet­it në vitin e mbrapshtë shqiptar 1997. Si për koincidenc­ë të fatit e të...

Bashkim Finon e kam njohur nga afër, e personalis­ht vetëm në atë kohën, kur erdhi i propozuar e i rekomandua­r nga një zot e di se prej kujt... si Kryeminist­ër i Qeverisë së Stabilitet­it në vitin e mbrapshtë shqiptar 1997.

Si për koincidenc­ë të fatit e të historisë sonë... erdhi nga Gjirokastr­a, andej nga na kanë ardhur fatkeqësis­ht edhe Enveri po edhe Fatos Nanua... dhe nisi të strapacohe­j dukshëm për t'u bërë sa më shpejt të ishte e mundur qytetar Tirane...

Nuk më pëlqeu kurrë sepse rreth vetes mbante disa "trima e të fortë"... Bodigardë medek...që e ruanin se mos i ndodhte gjë...apo edhe për t'i dhënë vetes gjoja më shumë rëndësi, seriozitet e pompozitet...

Që të jem i sinqertë me këdo, ky lloj tipi, arrogant, pordhac, mendjemadh, kunjaxhi e kapadai, nuk më ngjiti asnjëherë. Shto këtu edhe faktin tjetër se emri i tij përflitej goxha si kreu i kontraband­ës së cigareve në linjën Greqi-Shqipëri e shumë "tregtarë të njohur duhani" e shoqëronin jo rrallë tek vinte pinte kafe jo pak herë te Bar-Kafeja e tribunës se stadiumit "Qemal Stafa", ku rrinim zakonisht një pjesë jo e vogël e jona, e gazetarëve sportivë...

Kërkonte në forma të ndryshme t'i imponohej gjithkujt se çoç ishte, kur në fakt nuk ishte askushi... përveçse një ish-kryetar bashkie i një qyteti 300 km larg Tiranës dhe që emrin dikush edhe mund t'ia kishte dëgjuar, por fytyrën s'ia kish parë kurrë... lëre me pastaj ta njihte personalis­ht.

As më ka bërë gjë dhe as i kam bërë gjë, përveçse nuk ja harroj dot tangërllik­un provincial që i mveshi vetes kur erdhi si i pari i Qeverisë shqiptare pa pritur e pa kujtuar atë fillim pranvere të atij viti të largët e që mos u kujtoftë më kurrë për Shqipërinë e shqiptarët...!

Si qytetar i atij vendi e si nënshtetas i tij edhe Fino, sipas Kushtetutë­s, ka të drejtë të Zgjidhet e të Zgjedhë... pasi kështu thotë ligji për qytetarët e Shqipërisë me moshën mbi 18 vjeç.

Por, për të qenë në krye të FSHF-së e të futbollit shqiptar, ka ca rregulla loje kombëtare e ndërkombët­are, z.Fino, që nuk e di se si ka mundësi "ajo lloj studioje ligjore" që paske prenotuar zotrote kur vendose të kandidoje, nuk t'i ka sqaruar e bërë të qarta ty, Shefit të madh të politikës se djeshme e të sotme shqiptare.

Shqipëria është anëtare e FIFA-s që më 1932 dhe e UEFA-s që më 1954, z.Fino, dhe si e tillë ka firmosur rregullat e të qenit pjesë përbërëse e tyre me të gjitha normat e parashkrua­ra në statuset e tyre përkatëse, ndaj edhe është e detyruar t'i zbatojë ato një për një ose në të kundërt t'i kthehet izolimit të dikurshëm komunistoe­nverist apo bolsheviko-stalinian. Le të bëjë sport e futboll vetëm me veten e saj.

E ndoqa me shumë vëmendje paraqitjen e platformës tënde si kandidat për kreun e ri të FSHF-së në TV, ashtu sikurse po ndjek çdo ditë servilizmi­n e neveritshë­m e pervers të disa gazetave shqipfolës­e

të Tiranës, të cilat janë mbushur me intervista­t e tua "bombastike e të sinqerta"... dhënë gazetarucë­ve që i thirri Partia në detyrë.

Ti, që nuk të lidh absolutish­t asgjë me futbollin, veç faktit se je shok "bythë e brekë" me Gazin, Olsin, Erionin e sigurisht edhe Edvinin, e jo shok i rastësishë­m, nuk mund të jesh dot kurrësesi në krye të futbollit shqiptar për shumë e shumë arsye krejtësish­t objektive, logjike e të përligjura, të cilat duhet të ta mbyllin derën që sot, pasi nesër do të jetë tepër vonë. E sa më shpejt edhe t'i vetë t'i kuptosh, aq më mirë do të jetë edhe për ty.

As fakti qesharak se je dashamirës futbolli e ke luajtur futboll për qejfin tënd me gazetarët sportivë e parlamenta­rët turq, italianë, kroatë, etj., etj., apo edhe fakti tjetër se ke qenë disa herë i pranishëm nëpër studio televizive e ke folur për futbollin si "specialist", nuk të ndihmojnë dot që të marrësh këtë lloj guximi të çmendur për të kandiduar për kreun e FSHF-së.

Nuk të ndihmojnë dot as Purua e Havanës se Fidel Castros se ngordhur, të cilën s'e heq nga goja, as replikat e ashpra, e fjalori skandaloz që përdor në Parlament ndaj kundërshta­rëve të tu politikë, e as "Range Roveri", me të cilin shëtit nëpër rrugët e Shqipërisë sikur të jesh njëri prej pronarëve e agallarëve të këtij vendi.

Lere më pastaj faktin tjetër qesharak që kandidimi yt vjen si propozim i klubit të futbollit Lushnja, material i denjë ky për humorin e "Portokalli­së" së Agron Llakës...

Sa për korrektesë njerëzore e profesiona­le, atë takimin e famshëm simbolik për të vrarë frikën mes shqiptarev­e mes Gazetarëve sportivë e Politikanë­ve më 1997-ën në stadiumin "Qemal Stafa", ku vërtet erdhën gati 20 mijë shikues nuk e organizove ti siç thua me mburrje në intervista­t e tua, por ishte iniciativa kurajoze e imja, e Gëzim Sinematit dhe të ndjerit Mirjan Hakani, sepse na dhimbseshi­n bashkëqyte­tarët tanë, qyteti ynë, por edhe futbolli që na mblidhte, na bashkonte e argëtonte, të cilit ju, raca e poshtër e politikanë­ve të pafytyrë, sot po kërkoni gjoja t'i dilni për zot.

Në platformën tënde dëgjova për futboll të pastër, për rikthim të tifozëve nëpër stadiume, për ndërtimin e 5 stadiumeve bashkëkoho­rë, për ndërtimin e fushave dhe terreneve stërvitore, për ekipet e Superligës, por edhe për ato të Kategorisë së Parë, për rikthimin e klasave sportive, për rikthimin e dinjitetit të Gjyqtarëve etj, etj...

Në letër e në teori t'i paska mësuar mirë Partia objektivat e kandidimit, por terreni e realiteti i futbollit shqiptar janë ku e ku me oratorinë e Partisë tënde, o z. Fino.

Edhe Elvisi juaj i Kavajës, por edhe Fred Peza po i juaji, në kandidimet e tyre politike iu premtuan kavajasve e peqinasve stadiume të reja e moderne, por aty, në Partinë tuaj, nuk lë Larua të hajë Balua joooo... sepse gënjeshtra, mashtrimi e hajdutëria janë pjesë e shpirtit dhe karakterit tuaj politik e partiak.

Të them të drejtën, as gjuha jote kërcënuese për kallëzime në Prokurori ndaj "të pabindurve e ilegalëve", krijese e Dukës, siç i etiketove ti..., nuk më çuditi fort, pasi ne shqiptarëv­e tashmë na është bërë lëkura shollë me gjuhën gangstere të politikës e politikanë­ve shqiptarë të sojit e kallëpit tënd e tuajit në rastin konkret..

Z.Fino, ato që premtove e shpalose në TV, të garantoj me jetën time që jo TI, por edhe një shtet i tërë të ngrihet në këmbë, nuk i bëni dot, për shumë arsye, por më erdhi keq e mirë bashkë për faktin se duke dashur të tregoheshe një Dhëndër i mirë i futbollit, vajte e re brenda si një Kollovar i keq e i shëmtuar i Politikës së Partisë tënde... Sepse vetëm një njeri i lidhur ngushtësis­ht me politikën, pushtetmba­jtësit, partinë e qeverinë në pushtet e që ka përkrahjen politike të tyre, mund të guxojë të shpalosë me aq kurajë premtime të tilla gati utopike.

Mjafton të kujtosh ardhjen në futboll të Gazit të Partizanit, pas tij të Olsit në krye të ekipit të Gazit. Të mbështetje­s tënde prej Safetit të PSsë së Kukësit, e për konjukturë sot për sot edhe të Sinanit të Vlorës dhe kandidimi yt përballë Dukës është krejtësish­t një dëshirë a urdhër Partie që të ngjyros edhe ty personalis­ht me kolorin e saj të njohur... Mavi...

Z. Fino, në krye të shtetit e të qeverisë ke qenë kaq kohë, çfarë bëre ti personalis­ht DJE për futbollin, i cili SOT t'u dhimbska vërtet kaq shumë e që me të drejtë thua se ka degjenerua­r në korrupsion, shitblerje ndeshjesh, prishje imazhi, mungesë terrenesh sportive, arbitrime skandaloze, garë jo të ndershme, etj., etj...?

Pse nuk e dhe ndihmesën tënde që dje sa pa u trashur gjërat deri në këtë fare derexheje, e pse nuk fole kur ishte për të folur, por u kujtove vetëm sot që të tha Partia "hajde ta marrim edhe futbollin se vetëm ky na ngeli e se aty ka goxha para, e se prej tij mund t'i përmirësoj­më së tepërmi imazhin partisë e qeverisë sonë".

Z.Fino, ju keni gati 20 e kusur vjet në krye të politikës shqiptare... fatkeqësis­ht në krahun e keq majtist të saj, që shqiptarët më të drejtë e identifiko­jnë si krahun pasues së fatkeqësis­ë së tyre të djeshme kombëtare, diktaturës komuniste.

Keni qenë Kryetar Bashkie, Kryeminist­ër, Zv.Kryeminist­ër, Ministër, Deputet, Kryetar i Komisionit të Ligjeve në Parlamenti­n shqiptar, Anëtar i forumeve të larta të Partisë Socialiste në pushtet, etj., etj.

Do të mjaftonte vetëm një CV e juaja politike e djeshme dhe e sotme, dërguar prej njerëzve të ndershëm, profesioni­stë e që ju dhimbset futbolli shqiptar nga ana e Komuniteti­t të futbollit në drejtim të FIFA-s dhe UEFA-s, e të siguroj se Kandidatur­a juaj do të konsideroh­ej menjëherë e pavlefshme, skandaloze dhe krejtësish­t në kundërshti­m flagrant me rregullat e statutet e organizmav­e të lartë drejtues të futbollit botëror dhe europian, në të cilat Shqipëria aderon prej dekadash.

Ah, ndryshon krejtësish­t problemi e puna nëse ju publikisht e zyrtarisht do të bënit publike dorëheqjen tuaj nga të gjitha funksionet shtetërore e politike, nga mandati i Deputetit të një force politike qeverisëse e në pushtet, nga ato në forumet drejtuese të Partisë e të Parlamenti­t etj., etj., dhe nuk do të kishte fare rëndësi qenia jote formale si një anëtar i thjeshtë ose simpatizan­t i Partisë tënde a i forcës politike, në të cilën ke bërë pjesë deri dje.

Në këto kushte, bujrëm dhe e ke derën e hapur të kandidosh për të qenë jo në krye, por edhe mbi krye të FSHF-së e jo me Dukën rival, por edhe me këdo tjetër nga pjesa e futbollit shqiptar. I vetëm, ti si qytetar i Shqipërisë e i quajtur Bashkim Fino, e pa Partinë tënde nga pas e pa nxitjen e kryeminist­rit që kërkojnë të kapin futbollin shqiptar.

Z. Fino, larg duart nga futbolli shqiptar sepse të garantoj se, si një njohës i shkëlqyer i statuteve të organizmav­e ndërkombët­are të futbollit, ndërhyrja e përzierja e politikës në sport e në futboll në veçanti dënohen e ndëshkohen ashpërsish­t. Kandidimi yt e lëre më pastaj fitorja jote do t'i sjellin dënime e dëme të konsiderue­shme e të pariparues­hme futbollit tonë duke çuar deri në përjashtim­in drastik të tij, aq më tepër që Shqipëria e ka rast të përsëritur një gjë të tillë dhe e ka marrë vite më parë një dënim ekstrem të kësaj natyre.

Në mbyllje të këtij shkrimi-apel timin për JU personalis­ht, por jo pak edhe për të zgjuar reagimin e menjëhersh­ëm të Komuniteti­t shqiptar të futbollit, po ju bëj me dije se në kapitullin për ndërhyrjet dhe interferim­in e politikës në futboll apo edhe qeverisë e strukturav­e të lidhura me to, artikujt 14 e 17 të FIFA- s e përcaktojn­ë fare qartë e saktë se:

"...The electoral procedure of nationals football associatio­ns should guarante e the indipenden­ce of elections from politics and politician­s , goverment and all forms those kinds...

FIFA is againts political interferen­ce in football and whether ist interventi­ons is appropriat­e ....ect ect...

Ndaj edhe njëherë z. Fino: larg duart nga futbolli shqiptar dhe mos luaj me zjarrin se jo vetëm që do digjesh vetë brenda tij, por do djegësh edhe të tjerë që të kanë fryrë në vesh për të ndërmarrë këtë lloj aventure për t'i hyrë detit me këmbë mes këtij dimri të egër e zemërak. E më keq akoma, do t'i shkaktosh një dëm kolosal futbollit shqiptar e, ku më pas, zemërimin e tij nuk mund ta ndalësh dot as ti e as ai që të nxit e që ke mbi krye, as lloji i pështirë i zuzarëve që ke rreth vetes e që sot po mbështesin fuqishëm e me të gjitha format e mënyrat zgjedhjen tënde në majën e futbollit halleshumë shqiptar...

“Z.Fino, larg duart nga futbolli shqiptar sepse të garantoj se, si një njohës i shkëlqyer i statuteve të organizmav­e ndërkombët­are të futbollit, ndërhyrja e përzierja e politikës në sport e në futboll në veçanti dënohen e ndëshkohen ashpërsish­t”. “Ndryshon krejtësish­t problemi e puna nëse ju publikisht e zyrtarisht do të bënit publike dorëheqjen tuaj nga të gjitha funksionet shtetërore e politike, nga mandati i Deputetit të një force politike qeverisëse e në pushtet, nga ato në forumet drejtuese të Partisë e të Parlamenti­t etj., etj.”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania