Panorama Sport (Albania)

Frikë nga Reali, Interi i dyfishon pagën Ikardit

Për gjermanin duhen 35 mln €, në janar s'priten ndryshime

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Në merkaton e jan arit nuk do të ketë lëvizje, sepse Milani dhe drejtuesit mendojnë që problemi i mungesës së rezultatev­e nuk lidhet me mungesën e lojtarëve. Mirabeli dhe Fasone janë të bindur për këtë gjë, prandaj e kanë vënë theksin te planet afatgjata. Janë 3 emrat që po vëzhgohen dhe po monitorohe­n nga drejtori sportiv, mes tyre vetëm njëri e ka bindur dhe, me shumë mundësi, do të jetë goditja e parë e Milanit në merkaton e verës. Bëhet fjalë për fantazisti­n Julian Brandt, i cili shihet si lojtari ideal për të zgjidhur problemati­kën në repartin e mesfushës. 21- vjeçari ka bindur Mirabelin, por problemi i vetëm është fakti që kartoni i tij vlen afro 35 milionë euro dhe, në këtë pikë, kuqezinjtë mund të rezervohen. Megjithatë, Mirabeli do të provojë në merkaton e verës. Gjermania shihet si vendi ideal për zbulimin e talenteve nga ana e kuqezinjve.

TË TJERËT

Dy emrat e tjerë që mund të veshin fanellën kuqezi janë mesfushori Aurelien Tshuameni i Bordosë dhe mbrojtësi holandez i Atalantës Hatebur. Për të parin thuhet se ka pasur interesim, por ende asnjë ofertë zyrtare nga Milani në drejtim të Bordosë, ndërsa për të dytin situata është ndryshe. Hans Hatebur mund të transferoh­et te Mi-

edhe gjatë kësaj merkatoje, duke parë problemet e shumta që kanë pasur lojtarët e krahut në gjysmën e parë të sezonit. Nisur nga kjo situatë, Mirabeli është duke tentuar fort të bindë drejtuesit e Atalantës për arritjen e marrëveshj­es.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania