Panorama Sport (Albania)

Emre Xhan “ngrin” Juven: Nuk kam firmosur

"Po flas me disa klube, ndoshta mund të rinovoj këtu"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Më në fund flet i vetinteres­uari, ndonëse tifozët e Juventusit mund të kishin pritur fjalë të tjera nga Emre Xhan. Mesfushori gjerman, i cili ka përfunduar në mes të vorbullës "asfiksuese" të merkatos, duke parë se është në skadencë kontrate me Liverpulin, nënvizon se zërat që e shohin të sigurt kalimin e tij në Serinë A,në verën e ardhshme, në radhët e skuadrës bardhezi, nuk janë të vërtetë, të paktën duke dëgjuar atë. "Kam dëgjuar shumë zëra së fundmi, por ndoshta ka ardhur koha që edhe unë të specifikoj diçka. Fakt është që nuk kam firmosur një parakontra­të për sezonin e ardhshëm, as me Juventusin dhe me asnjë skuadër tjetër. E sigurt është vetëm që deri në qershor do të jem pjesë e Liverpulit. Me gjërat e tjera merret menaxheri im, jo unë". Fjalët e futbollist­it me origjinë turke për "Sky Sport UK" mbi të gjitha bën të lumtur tifozët e Liverpulit sepse Emre Xhan nuk përjashton as mundësinë për të rinovuar me të kuqtë. "Menaxheri im po sheh rrotull situatën. Ai dhe unë po flasim me të gjitha

klubet, po dëgjojmë ofertat e tyre dhe natyrisht që këtu nuk bën përjashtim as Liverpuli. Pse të mos rinovoja fundja me këtë klub të madh@C Tani e në vazhdim dua të përqendroh­em vetëm te paraqitjet e mia në fushën e lojës sepse kemi objektiva të rëndësishë­m për

të arritur me Liverpulin. Deri në verë ka kohë të mjaftueshm­e për të menduar për shumë gjëra, qoftë edhe për të ardhmen time. Deri në qershor do t'i kem plotësisht të qarta idetë mbi kontratën time të ardhshme", u shpreh Emre Xhan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania