Panorama Sport (Albania)

Flamurtari çon në prokurori FSHF-në

“Nuk kanë emër e as paguajnë detyrime, duam drejtësi”

- ERMAL SIKA

Sinan Idrizi ka nisur një beteje ligjore në prokuroi me FSHF-në. Administra­tori i Flamurtari­t ka hapur dje kallëzimin penal për institucio­nin e futbollit në vend. Gjithçka lidhet me procesin e zgjedhjeve. Dosja lidhet me kallëzimin penal për 12 shoqata që, sipas Idrizit, janë të paligjshme. Për "Panorama Sport", administra­tori i Flamurtari­t thotë se klubi që drejton është i rregullt me detyrimet dhe nuk mund të lejojë këtë parregulls­i. "Kam hapur kallëzim penal sot ( dje) në prokurori. Kallëzimi penal është hapur për 12 shoqatat e paligjshme që ushtrojnë aktiviteti­n brenda FSHF-së. Janë shoqata që nuk kanë emra, nuk paguajnë as taksa. Kështu, ne zbuluam një ilegalitet, për të cilin kam folur edhe më parë. E kemi kaluar në prokurori këtë çështje. Është një garë e pandershme dhe ne nuk do ta lejojmë këtë gjë. Jemi të rregullt me shlyerjen e detyrimeve dhe, në këto kushte, nuk e lëmë me kaq", tha Idrizi. Administra­tori i Flamurtari­t deklaroi se beson tek organet e drejtësisë. "Unë besoj te prokuroria dhe organet e drejtësisë, për shkak se them se drejtësia në këtë vend nuk ka vdekur", u shpreh administra­tori.

PËR DUKËN - Sinan Idrizi ka sulmuar sërish Armand Dukën duke e cilësuar të dështuar sistemin e tij. "Ky është një sistem i dështuar i Dukës. Janë në listën për të votuar klube dhe anëtarë që nuk ekzistojnë më. Po ashtu, mund të them se

është skandaloz fakti që klube si Orikumi nuk mund të votojnë, nuk kanë të drejtë. Fino nuk ka lidhje me strukturën e çimentuar të Dukës. Do të ishte në dinjitetin e tij të tërhiqej dhe do të kujtohej për gjërat që ka bërë mirë", tha Idrizi .

FTESA - Sinan Idrizi ka ftuar sërish Dukën dhe Finon që më 27 nëntor të ndjekin në Vlorë ndeshjen mes Flamurtari­t dhe Partizanit. "Në kuadër të një civilizimi që Duka e ka për zemër, unë ftoj më 27 janar të dy kandidatët të ndjekim ndeshjen bashkë, pasi është një ndeshje derbi mbarëkombë­tar, takimi mes Flamurtari­t dhe Partizanit. Bëj thirrje që dy kandidatët të ndjekin disa ndeshje, sfida e parë është kjo. I ftoj të ndjekim ndeshjen e radhës në Vlorë. Do të jetë mysafiri ynë. Të ulemi të bëjmë një fushatë civile. Duka është një peshkatar i importuar në Durrës apo Shijak. Unë kudo që të shkoj, jam një peshkatar ose çoban", deklaroi administra­tori i klubit vlonjat. Në fund, Idrizi nuk ka lënë pa komentuar as mospërfshi­rjen e Orikumit në listën e anëtarëve që votojnë për kreun e FSHFsë. "Skandaloze ajo që ndodhi me Orikumin! Shumë e tmerrshme!", përfundon Idrizi.

 ?? Foto: F.Hazizllari ?? Punime të Asamblesë së Zakonshme në vitin 2017
Foto: F.Hazizllari Punime të Asamblesë së Zakonshme në vitin 2017
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania