Panorama Sport (Albania)

Hënes del hapur: Gorecka, shumë pranë Bajernit

"Hazard i pakënaqur? S'më intereson, është i lumtur apo jo"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Antonio Konte thotë se nuk ka informa cion nëse Çelsi do të tentojë të transferoj­ë Aleksis Sançezin në "Stamford Bridge" këtë muaj. Kampionët kanë tentuar që të hyjnë në garën me Junajtid për të siguruar shërbimet e kilianit të Arsenalit, ndërsa Siti u tërhoq përfundimi­sht pas ofertës së çmendur të rivalëve. Por tekniku italian deklaroi në konferencë­n për shtyp, përpara riluajtjes së ndeshjes me Noruiçin në Kupën FA, se ai nuk mendon se klubi ka kontaktuar me "topçinjtë. "Nuk e di. Nuk mendoj. Nuk e di, por nuk mendoj se e kanë bërë", tha trajneri duke shtuar se nuk e thotë ai fjalën e fundit për transferim­et në klub dhe se nuk preferonte që të fliste më rreth kësaj teme. "Për merkaton unë i referohem klubit sepse nuk dua të jap opinionin tim". Në lidhje me ndeshjen e sotme ndaj skuadrës së Championsh­ip-it, e cila luan biletën në 1/16-at pas barazimit 0-0 me "kanarinat" në takimin e parë, Konte premtoi se do të bëjë rrotacion: "Të mërkurën na pret një tjetër ndeshje në një kalendar të ngje- shur. Unë duhet të bëj ndryshime sepse pas dy ditëve do të luajmë kundër Brajtonit". Çelsi ka regjistrua­r 3 barazime radhazi 0-0 në javët e fundit duke dështuar të shënojë ndaj Nouriçit, Arsenalit dhe Leiçesteri­t me 10 veta. Por ish-tekniku i Italisë refuzon që të fajësojë për rënien e formës një lojtar të vetëm: "Ne nuk po pësojmë gol dhe ky është një lajm i mirë. Por as nuk po shënojmë, që është një lajm i keq. Sigurisht që duhet të përmirësoh­emi në këtë aspekt. Lojtarët e mi e dinë shumë mirë që duhet ta bëjnë sepse në krahasim me të shkuarën çdo futbollist i vetëm ka shënuar më pak se sezonin që lamë pas". Nuk mungon as një shigjetë për Hazardin. Ylli belg, i cili flirton me Realin, ka përfunduar vetëm një ndeshje të plotë në 8 prezencat e fundit, por menaxheri tha se detyra e tij te Çelsi nuk është të bëjë të lumtur një lojtar: "Po flasim për një lojtar, i cili kohët e fundit ka pësuar një dëmtim të rëndë në kavilje dhe është operuar. Me të tilla situata, ti duhet të tregohesh i kujdesshëm. Gjatë një sezoni mund të kesh ulje-ngritje. Ai mungoi në fazën tonë përgatitor­e. Është normale që një lojtar të mos jetë gjithnjë në formë maksimale. Detyra ime është ta përmirësoj dhe ta sjell në kushtet më optimale fizike. Unë jam trajneri, unë vendos. Nuk ka rëndësi nëse një lojtar është i lumtur apo jo".

 ??  ?? Konte refuzon të pranojë nëse klubi i tij po kërkon të firmosë me Sançezin, por gjatë derbit të fundit me Arsenalin, në gjysmëfina­len e Kupës së Ligës në "Stamford Bridge" javën e shkuar, italiani është fotografua­r në tunel duke folur me kilianin. "A të ketë qenë kjo vallë ftesa për të te kampionët?", spekulon shtypi ishullor.
Konte refuzon të pranojë nëse klubi i tij po kërkon të firmosë me Sançezin, por gjatë derbit të fundit me Arsenalin, në gjysmëfina­len e Kupës së Ligës në "Stamford Bridge" javën e shkuar, italiani është fotografua­r në tunel duke folur me kilianin. "A të ketë qenë kjo vallë ftesa për të te kampionët?", spekulon shtypi ishullor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania