Panorama Sport (Albania)

Aksionet, Vllaznia “presion” Fushajt

Flet nënkryetar­ja e bashkisë: Po vlerësohen asetet, stadiumi dhe fusha nuk... shiten

- ADMIR URUÇI

Nuk është vetëm Valter Fushaj në garë për Vllazninë. I vetmi kandidat i zbuluar deri më tani mbetet ish-presidenti, megjithatë duket se një tjetër biznesmen i është shtuar listës për privatizim­in e klubit. Edhe pse emrat mbeten ende "mister", një deklaratë që vjen nga Bashkia...

Nuk është vetëm Valter Fushaj në garë për Vllazninë. I vetmi kandidat i zbuluar deri më tani mbetet ishpreside­nti, megjithatë duket se një tjetër biznesmen i është shtuar listës për privatizim­in e klubit. Edhe pse emrat mbeten ende "mister", një deklaratë që vjen nga Bashkia Shkodër konfirmon se janë dy operatorë që kanë aplikuar për të marrë aksione nga klubi i futbollit "Vllaznia". A është vetëm një presion që vjen nga ky institucio­n karshi Fushajt, kjo mbetet për t'u parë në vazhdim. Megjithatë është fakt që merkaton e dimrit është duke e bërë pikërisht ish- presidenti. Dhe për të përforcuar zërat e shumtë që qarkullojn­ë prej ditësh mendoi drejtori i akademisë, pasi një prej lojtarëve të rinj mbeti jashtë listës së të grumbullua­rve. Alban Hasani "akuzoi" se negociatat po bëhet në pronat e Valter Fushajt.

VLERA - Nëse procedurat shkojnë sipas planeve paraprake, në fund të muajit prill Vllaznia do të ketë një president. Për të sqaruar opinionin ka menduar nënkryetar­ja e bashkisë që të zbardh detaje të reja nga ky proces. Emilia Koliqi, në një deklaratë të dhënë për televizori­n lokal "Rozafa", sqaron se ende nuk është përcaktuar as vlera e klubit, ndërsa thekson se asetet përjashtoj­në stadiumin "Loro Boriçi" dhe fushën sportive "Reshit Rusi". "Besoj që deri në fund të këtij muaji, gjithnjë nëse plotësohen të gjitha kriteret e kërkuara dhe metodologj­ia e propozuar, do të bëhet vlerësimi i aseteve të Vllaznisë. Vetëm më pas do

të paraqitet propozimi në Këshillin Bashkiak për të përcaktuar përqindjen e aksioneve të Vllaznia sh. a që duhet të shiten. Pasi të mbyllet kjo procedurë, do të shpallet ankandi dhe lidhja e kontratës. Nëse këto hallka do të ecin sipas procedurav­e ligjore dhe afateve të përcaktuar­a, pra, të mos ketë animime, mendojmë se deri nga fundi i muajit prill të jetë e përfunduar kjo procedurë", tha fillimisht Koliqi.

ASETET - Nëse dikush mendon se pjesë e privatizim­it të klubit janë edhe stadiumi "Loro Boriçi" apo fusha "Reshit Rusi", gabohet. Nënkryetar­ja thotë se këto dy prona do t'i mbesin Bashkisë Shkodër dhe se janë të paprekshme, pra, nuk do të përfshihen në procesin e privatizim­it. "Stadiumi ' Loro Boriçi' është pjesë e Bashkisë Shkodër dhe nuk bën pjesë në privatizim­in. Në privatizim janë vetëm ato që janë të përfshira në pasqyrat financiare si asete të trupëzuara. Edhe fusha ' Reshit Rusi' do i mbetet bashkisë dhe nuk bën pjesë

në kontratën e privatizim­it", thekson numri dy i bashkisë.

KRITERET - Koliqi tregon se është plotësuar kriteri që duhet deri tani duke qenë se janë dy operatorë që kanë aplikuar. Edhe pse nuk bën të ditur emrat, sipas burimeve, njëri prej tyre është ish- presidenti Valter Fushaj. Pjesë e vlerësimit janë vetëm emri dhe trofetë që ka Vllaznia, pra, historia e saj dhe jo pronat e paluajtshm­e. "Sa u përket operatorëv­e ekonomikë, tani për tani jemi në fazën e vlerësimit të ofertave dhe nuk mund të bëhen publike. Tek asetet dua të sqaroj se futet gjithçka që ka të bëjë me emrin e mirë të këtij klubi të futbollit, i cili ka një histori shumëvjeça­re. Pra, përfshihen arritjet e bëra ndër vite duke filluar te kampionate­t e fituara dhe kupat e fituara. Pra, emri i mirë është gjëja më e rëndësishm­e që ne kemi vënë si kriter vlerësimi sepse klubi Vllaznia ka një emër shumë të mirë dhe tifozëri të jashtëzako­nshme në krahasim me të gjithë klubet e tjera", përfundoi nënkryetar­ja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania