Panorama Sport (Albania)

Hoxhallari mban “peng” Tiranën

Nëse nuk transferoh­et këtë muaj rrezikohet rinovimi, K u e kërkon me parametra zero

- ADELA MERKO

Tirana nuk do që të humbasë Erion Hoxhallari­n. Dhe sidomos me parametra zero, ndaj është duke marrë masa që të evitojë një gjë të tillë. Kur dihet që kontrata e mbrojtësit të majtë skadon në muajin maj, vetë presidenti Refik Halili po merret ekskluzivi­sht me rinovimin. Firmë ende nuk ka, por te bardheblut­ë janë të sigurt që lojtari do të mbyllë shumë shpjet marrëveshj­en dhe zyrtarisht. Deri më tani ekziston vetëm një "pakt" mes klubit dhe 23-vjeçarit. Palët kanë rënë dakord që të presin deri në fund të janarit për zgjatjen e kontratës, e cila, nëse ndodh, do të jetë për të paktën dy vite dhe me rritje të ndjeshme të rrogës. Por, në rast se vjen një ofertë joshëse financiare gjatë këtij muaji, pra deri para mbylljes së merkatos së dimrit, do të nisin procedurat për transferim­in e tij. Dhe, nëse ndodh kështu, atëherë do të jetë e panevojshm­e që të firmoset një tjetër kontratë. Por, nëse plani i Tiranës për ta shitur që tani dështon, kryeqyteta­sit do të ulen me Hoxhallari­n dhe këtë herë për ta bindur që të hedhë "të zezën mbi të bardhë". Por, rreziku që kjo të mos ndodhë, ekziston. Madje, mund të thuhet që janë të pakta shanset që ai të firmosë në muajin shkurt, pasi edhe menaxherët po insistojnë që ai ta mbyllë sezonin te Tirana dhe të mbetet me parametra zero. Motivi: kështu do e kenë më të lehtë për të gjetur ekipin ideal për ish- futbollist­in e Shpresave. Dhe, nëse lojtari do të shmangte rinovimin, është e sigurt që bardheblut­ë nuk do të rrinë "duarkryq". Ata do të bëjnë

çmos që ta bindin lojtarin, pasi nuk mund të mbeten pa përfituar asgjë nga ky "xhevahir", për të cilin kanë investuar prej vitesh. Nëse mbrojtësi nuk pranon që të firmosë, mund të përsëritet precedenti "Doka". Kujtojmë nga fundi i kampionati­t të kaluar, kur Tirana militonte

në elitë, mbrojtësi i djathtë u la jashtë për disa ndeshje pasi nuk po pranonte që të nënshkruan­te kontratë. Vetëm pasi firmosi, 20-vjeçari iu rikthye formacioni­t. Gjithsesi, duhet parë si do të mbyllet telenovela "Hoxhallari" që zgjat prej më shumë se 3 muajsh.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Halili dhe mbrojtësi Hoxhallari, gjatë prezantimi­t të uniformave
Presidenti Halili dhe mbrojtësi Hoxhallari, gjatë prezantimi­t të uniformave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania