Panorama Sport (Albania)

“Stanozolol­i”, substanca që ngre në këmbë edhe kuajt

Prejardhja e medikament­it të ndaluar në sport

-

Analizat antidoping, të cilave u është nënshtruar Romela Begaj kanë zbuluar dyshimet se peshëngrit­ësja shqiptare ka përdorur substancën e stanozolol­it, sërish pas dënimit që mori, pak vite më parë, për të njëjtën barnë të ndaluar. Kjo substancë është sintetike dhe përdoret kryesisht për kurimin e anemisë, si dhe disa sëmundjeve të tjera. "Stanozolol­i" ndihmon në rritjen e masës muskulore, shtimin e rruazave të kuqe në gjak dhe forcimin e kockave. Përdorimi i kësaj substance te njerëzit lejohej që nga viti 1962 deri në vitin 1974, kur më pas Komiteti Olimpik Ndërkombët­ar (CIO) e ka vlerësuar atë si një substancë të ndaluar për sportistët. Ky lloj dopingu nuk është një risi në botën e sportit, pasi në të kaluarën shumë sportistë kanë paguar pasojat e përdorimit të tij, duke përdorur substancën e "stanozolol­it". Në të kaluarën, e kanë pësuar kampionë të mëdhenj, si Ben Xhonson, që humbi titullin olimpik në garën e 100 metrave, në Olimpiadën e Seulit më 1988, apo rusja Ivanova, e cila u pezullua për dy vjet në 1997ën, duke iu hequr medalja e argjendtë në Botërorin e Atletikës, për garën e 10.000 metrave, të cilët kanë rezultuar pozitivë. Për herë të parë, kjo lloj substance u soll në treg në SHBA, nga Vinthrop nën emrin "Vinstrol" dhe në Europë nga partneri i Vinthrop - Bajer, nën emrin "Stromba", në vitin 1962, "Stanozolol". Fatkeqësis­ht, kjo substancë përdoret bindshëm edhe në personat që bëjnë palestër edhe në ditët e sotme, por mbi të gjitha kjo substancë është shumë e njohur edhe në arenën veterinare, për të rigjenerua­r kafshët, si kuajt, apo edhe qentë, në patologjit­ë që ato mund të përballen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania