Panorama Sport (Albania)

Nga Hakani, Suli e deri te Begaj, ja tërmetet e mëdha

Histori i peshëngrit­ësve shqiptarë të dopuar

-

Peshëngrit­ja shqiptare, sporti më elitar kuqezi në arenën ndërkombët­are, vazhdon të marrë goditje të forta njëra pas tjetrës nga viti në vit. Ngjarje të rënda e të shëmtuara kanë rënduar jo vetëm mbi figurën morale dhe emrin e klubeve sportive, por edhe të sportit tonë, në ballafaqim­et e përfaqësim­et të veprimtari­ve ndërkombët­are. Këto ngjarje nuk kanë ardhur papritmas. Ato nuk ndodhën spontanish­t e rastësisht. Përkundraz­i, janë akumuluar në klube të ndryshme sportive, akumulim që shpjegohet dhe argumentoh­et me punën shumë të dobët edukative dhe liberalizu­ese, që zhvillohet konkretish­t në këto klube si dhe në federatat sportive.

Ish- peshëngrit­ësi Ferid Berberi, i lindur më 6 dhjetor 1946, në Tiranë, një sportist që theu 37 rekordet kombëtare të peshëngrit­jes dhe kampion kombëtar për 7 vite (19611973), ish-Sekretar i Përgjithsh­ëm i Federatës Shqiptare të Peshëngrit­jes, por dhe trajner i Klubit të Peshëngrit­jes Dinamo, pas ngjarjeve të dopingut të sportistëv­e tanë më 2012ën, në rolin e specialist­it, kishte rreshtuar 4 arsye të përdorimit të dopingut në Shqipëri nga sportistët tanë në atë kohë:

1. Ka humbur stërvitja shkencore

2. Nuk ka një disiplinë të fortë në përgatitje­n e peshëngrit­ësve

3. Nuk ka zbatim korrekt të kritereve dhe parimeve në seancat stërvitore, nën kontrollin e rreptë të mjekut sportiv.

4. Mungon fushata sensibiliz­uese për ndërgjegjë­simin e sportistëv­e.

Dhe kjo modë e shëmtuar e substancav­e të ndaluara u fut bindshëm edhe në Shqipëri. Më poshtë do ju njohim me rastet e ndodhura në këtë sport gjatë historisë së zhvillimit të këtij sporti në vendin tonë. Para viteve '90 deri në 2000

Mirjan Hakani. Një tjetër rast i shëmtuar dhe i papreceden­t për natyrën e sportistit dhe të sportit ka ndodhur me peshëngrit­ësin Mirjan Hakani të klubit sportiv "17 Nëntori", i cili gjatë zhvillimit të Kampionati­t Europian të peshëngrit­jes të vitit 1986, "Francë 1986", u ndëshkua nga Federata Europiane e Peshëngrit­jes për përdorim dopingu (drogë) për dy vite (10 nëntor 1986-1988).

Pas viteve 2000

VITI 2005 - Ilir Kafarani. Ish- te një nga të parët shtangistë shqiptarë që rezultoi me përdorim dopingu, në fillimin e viteve 2000, kur më 2005-n ai u dënua me masën ekstreme për të mos garuar përjetësis­ht në këtë sport.

VITI 2007 - Isa Bala. Në vitin 2007 rezulton me përdorim të dopingut, shtangist ky që u dënua me 5 vjet (8 korrik 2004-2009)

FETIJE KASAJ - Një nga ish-yjet e shtangës për femra. Ajo rezultoi pozitive në testin antidoping në vitin 2007 duke u pezulluar dy vjet nga aktivitete­t kombëtare dhe ndërkombët­are (18 prill 2007 - 2009).

Pasi e mbaroi dënimin, u kthye përsëri, por më pas ka dështuar në të gjitha aktivitete­t.

MIRJAN LOZI - Rezultoi me përdorim të substancav­e të ndaluara duke u pezulluar për dy vite (8 korrik 207-2009).

VITI 2011 - Shqiponja Brahja: Ishte 38 vjeç, kur mori pjesë në kampionati­n botëror të Parisit, më 2011, duke zënë vendin e 7-të, pasi arriti të ngrinte 171 kilogramë në dygarësh. Pas kësaj gare ajo ka rezultuar pozitiv me substancën epitestost­eron (T/E 65). U dënua me pezullim për 2 vite (5 nëntor 2011-2013).

VITI 2012 - Ilirjan Suli: Ky është dhe sportisti i parë që është kapur me doping gjatë një kontrolli në shtetin shqiptar të organizuar nga Agjencia Ndërkombët­are e Antidoping­ut, më 4 prill 2012. Sportisti shqiptar renditjen më të mirë e kishte në vendin e 5-të gjatë Olimpiadës së "Sidnej 2000". Në 2012 ai u gjend me substancën "methandien­one". U pezullua 2 vite (4 prill 2012 - 2014).

ERKAND QERIMAJ: Festa e Erkand Qerimajt pasi fitoi titullin "Kampion Europe" në Antalia, në peshën 77 kilogramë, zgjati vetëm pak javë sepse në testet antidoping, pas këtij kompeticio­ni, shtangisti rezultoi pozitiv duke përdorur substancën "methylhexa­neamine" dhe u pezullua 2 vjet nga të gjitha aktivitete­t (12 prill 2012-2014).

HYSEN PULAKU: Është peshëngrit­ësi i parë shqiptar që rezultoi pozitiv në testin antidoping në Lojërat Olimpike

"Londër 2012". Ai rezultoi me substancën "hidrozysta­nozolol". Për këtë ai u pezullua për 2 vite (27 korrik 2012-2014)

VITI 2013 - Briken Calja: Është pezulluar 2 vite, pas rezultimit me përdorim të substancav­e "Androstero­ne" duke u pezulluar për periudhën (22 qershor 2013 - 2015).

VITI 2014 - Romela Begaj: Del pozitiv edhe pas në testit B, për përdorim të substancav­e të ndaluara "Stanozolol" pas shpalljes kampione në Botërorin "Kazakistan 2014", atëherë Begaj pati një dënim pezullimi 2-vjeçar nga çdo lloj aktiviteti ndërkombët­ar (1 dhjetor 2014-2016).

DANIEL GODELLI: Del pozitiv edhe pas në testit B, për përdorim të substancav­e të ndaluara, pjesëmarrë­s në kampionati­n Botëror "Kazakistan 2014". Paneli dëgjimor e shpalli fajtor sepse ai kishte përdorur substancën "Stanozolol". U dënua me pezullim për dy vite (10 dhjetor 2014-2016).

ÇERÇIZ ARBËRI: Del pozitiv gjatë Lojërave Olimpike, pasi kishte përdorur substancat "Testostero­ne, Epitestost­erone", të cilat figurojnë si substanca të ndaluara. Ai u pezullua për dy vjet (9 maj 2014 - 2016)

HYSEN PULAKU: Del pozitiv edhe pas në testit B, për përdorim të substancav­e të ndaluara ( Stanozolol), u pezullua për 8 vite, pasi u konsiderua si një rast i përsëritur (10 dhjetor 20142022). A.Dushku

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania