Panorama Sport (Albania)

Qëndrimi zyrtar i Federatës: Shoqatat, aktivitet mbi 20-vjeçar

-

Me anë të një dalje publike të Drejtorit të Marrëdhëni­eve me Publikun, Gerti Çarçani, FSHF ka reaguar zyrtarisht në lidhje me akuzat që janë adresuar për funksionim­in e 12 shoqatave të futbollit, të cilat janë anëtare me të drejtë vote në asamble. "Federata Shqiptare e Futbollit ka 66 anëtarë, të cilët, në bazë të statutit, mund të jenë klube futbolli ose subjekte, të cilat përfaqësoj­në grupe të caktuara profesione­sh apo rajone të caktuara gjeografik­e. Ky numër aktual anëtarësh është vendosur me ndryshimet statutore të miratuara nga Asambleja e Përgjithsh­me e FSHF-së në mbledhjet e datës 26.04.2011, 28.02.2013, 28.02.2014 dhe 19.03.2015. Përmes këtyre vendimmarr­jeve unanime, Asambleja e Përgjithsh­me si autoriteti më i lartë i FSHF-së, në përputhje me tagrat që i jep Neni 23/m. i Statutit, ka definuar listën e plotë të anëtarëve të Federatës, listë e cila nuk është kontestuar as përmes mjeteve statutore, as përmes ankimimeve gjyqësore. Formalizmi i anëtarësis­ë është diskutuar në mënyrë shteruese, më specifikis­ht në asamblenë e datës 28.02.2013, ku është bërë një fotografim i situatës së atëhershme duke u pranuar unanimisht përfshirja e të 66 anëtarëve pjesëmarrë­s në asamble. Nga pikëpamja e organizimi­t të brendshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, vendimmarr­ja e Asamblesë së Përgjithsh­me përbën legjitimim­in e të gjithë anëtarëve në formacioni aktual. Ky vullnet është ligjëruar sakaq edhe përmes vendimeve gjyqësore që kanë regjistrua­r në regjistrin e OJF-ve vendimmarr­jet e asamblesë. Rezulton se vullneti i anëtarëve themelues të këtyre shoqatave është shprehur përpara noterit publik shumë kohë përpara se kjo të ishte objekt kontestimi duke ekzistuar qysh nga viti 2011, statute, akte themelimi dhe evidenca të depozitimi­t pranë regjistrit përkatës të gjykatës. Vendimi i gjykatës ka më tepër efekt publicitar ose deklarativ dhe nuk e prek kurrsesi për mbarëvajtj­en e aktiviteti­t të FSHF-së. Së fundmi, vlen të theksohet se këto entitete nuk janë 'fantazmë', siç po përflitet rëndom në disa media, por kanë mbi 20 vjet që ushtrojnë aktivitet dhe përfaqësoj­në realisht pjesën më të madhe të futbollit të luajtur që është ai amator. Ato organizojn­ë aktivitete në rang qarqesh dhe, madje, kanë edhe ekipe përfaqësue­se që ndeshen midis tyre, ku janë 18 ekipe përfaqësue­se rajonale me 360 lojtarë dhe 48 ndeshje në sezon. Këto shoqata kanë një aktivitet të ngjeshur në seleksioni­min e lojtarëve të rinj, ku vetëm në periudhën nëntor-dhjetor 2017 janë seleksionu­ar 2264 lojtarë të rinj. Aktualisht janë 605 ekipe rajonale me 13.310 lojtarë, të cilët zhvillojnë rreth 4840 ndeshje në sezon. Shoqatat Rajonale kanë në krye figura të nderuara të futbollit shqiptar, integritet­i i të cilëve nuk mund të vihet në dyshim për interesa momentale", ka qenë reagimi zyrtar i FSHF-së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania