Panorama Sport (Albania)

Zgjedhje politike, klubet përçahen me donatorët për votën

Problemet e para, nga Veleçiku te Korabi dhe Iliria

- OLSI TUJANI

drejta për të votuar, ndërhyrje, konflikte dhe dorëheqje. Zgjedhjet e 7 shkurtit për numrin një të institucio­nit të futbollit shqiptar janë një siklet më vete për shumë drejtues klubesh. Dihet tashmë që 61% e skuadrave administro­hen nga bashkitë, edhe pse në disa prej tyre mund të ketë sponsorë apo edhe aksionerë mazhoritar­ë. Mirëpo, të drejtën e votës, në shumicën e skuadrave që kanë edhe donatorë, duket se kanë marrë në dorë kryebashki­akët. Lufta sapo ka nisur dhe natyrshëm zgjedhjet po konfirmojn­ë gjithnjë e më tepër se do të kenë ndikim të fortë politik. Kur duhen edhe 21 ditë nga asambleja zgjedhore ka pasur tri precedentë, ku dukshëm në lojë janë futur interesat dhe, mbi të gjitha, propozimet që duhet të bëjnë klubet për kreun e ri të FSHF-së. Për momentin, më dukshëm është shfaqur problemati­ka në klube si Iliria, Korabi dhe Veleçiku.

ILIRIA - Sinjali i parë erdhi nga Fushë-Kruja. Klubi i Ilirisë, që deri dy vite më parë administro­hej në varësinë e Bashkisë Fushë-Krujë, me ndarjen e re administra­tive, fondin duhet ta marrë nga Bashkia e Krujës. Prej 6 vitesh, administra­tor i klubit ka qenë Gjoni Bardhi, njëkohësis­ht edhe kryebashki­ak i Fushë-Krujës në mandatin e kaluar. Më 9 janar, Bardhi njoftoi për dorëheqjen, por duke anashkalua­r faktin se ikën në prag të zgjedhjeve, duke dhënë si arsye një tjetër motiv. "Rezultatet e fazës së parë më bënë të merrja këtë vendim", ka thënë Bardhi. Nuk dihet tashmë nëse ky i fundit do të ketë të drejtë vote.

KORABI - Klubi dibran u përfol se kishte propozuar për kreun e FSHF-së presidenti­n aktual, Armando Duka. Mirëpo, dy ditë pas përhapjes së lajmit, administra­tori Fehmi Mëziu e përgënjesh­troi duke konfirmuar se kjo është e drejtë e Bashkisë së Peshkopisë dhe më konkretish­t kryetarit të saj, Muharrem Rama. Ky i fundit do të votojë më 7 shkurt dhe jo Mëziu, për të cilin u mendua duke qenë se është administra­tor.

VELEÇIKU - Klubi i Veleçikut ka mbetur pa administra­tor. Shpëtim Halaj ka dhënë dorëheqjen dhe, me sa duket, shkaku është se nuk do të ketë ai të drejtën e votës më 7 shkurt, por kryebashki­aku Marinaj. Në këto kushte, duket se ndarjet politike e kanë lënë klubin në një kaos të madh, edhe pse pjesën e parë të sezonit Veleçiku e mbylli si kryesues.

 ??  ?? (Peshkopi)
(Peshkopi)
 ??  ?? (Malësi e Madhe)
(Malësi e Madhe)
 ??  ?? (Fushë-Krujë)
(Fushë-Krujë)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania