Panorama Sport (Albania)

FSHF në dorë të bashkive, zbulohet kush do të votojë

-

Gara për kreun e institucio­nit të futbollit shqiptar nuk po tërheq thjesht vëmendjen e opinionit sportiv, por po bën një jehonë të madhe duke i tejkaluar të gjitha pritshmëri­të. Në Asamblenë Zgjedhore, që do të zhvillohet më 7 shkurt në Durrës, janë zyrtarisht 66 anëtarë me të drejtë vote, të cilët do të zgjedhin mes Armando Dukës dhe Bashkim Finos. Të paktën, deri më tani, janë zyrtarizua­r vetëm dy kandidatë, por deri më 18 janar klubet kanë të drejtë të bëjnë propozime dhe nuk është çudi që të dalë një tjetër emër në skenë. Duke parë anëtarët me të drejtë vote, është e pashmangsh­me që votimi për kreun e ri të FSHF-së të mos ketë nuanca politike. Nga një vëzhgim që ka bërë gazeta "Panorama Sport" rezulton se 61% e klubeve të futbollit me të drejtë vote do të përfaqësoh­en nga kryetarët e bashkive më 7 shkurt. Natyrisht ka edhe disa klube që janë private, teksa prej kohësh janë kthyer në shoqëri aksionere, nga ku bashkitë nuk kanë më shumë se 25% dhe në këto kushte nuk vendosin. Megjithatë, është fakt se, duke përjashtua­r 12 shoqatat, janë plot 33 ekipe në Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë që varen totalisht nga bashkitë. 18 prej tyre i përkasin Partisë Socialiste që është në pushtet, ndërsa 7 Partisë Demokratik­e, 6 Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe dy Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU). Dukshëm PS-ja ka një dominancë, me skuadra që përfshihen në të gjitha kategoritë, mirëpo, diferencën në këto zgjedhje duket se do ta bëjnë kryebashki­akët që përfaqësoj­në parti të tjera, që sot janë në opozitë. Natyrisht, nuk është e thënë që në ditën e zgjedhjeve të jenë prezent të gjithë kryebashki­akët që përfaqësoj­në skuadrat, pasi në bazë të statutit, klubet deri më 18 shkurt mund të delegojnë përfaqësue­s të tjerë, që natyrshëm kanë role drejtuese. Në listën me 66 anëtarë me të drejtë vote bie në sy fakti se nga 54 klube ka prej tyre që nuk janë në aktivitet gjatë sezonit 2017-2018. Bëhet fjalë për ekipe si Bilisht Sporti, Pojani, Sukthi, Poliçani, Vlora dhe Himara. Këto të fundit, deri pak vite më parë, kanë milituar në Kategorinë e Dytë, por gjithsesi nuk u ka humbur e drejta e votës. Më 7 shkurt do të jetë më shumë se një garë, për më tepër që lista e votuesve konfirmon se FSHF mbetet në dorë të kryebashki­akëve, të cilët duke administru­ar 33 klube, vendosin në njëfarë mënyre presidenti­n e ri të FSHF-së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania