Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, Daja pret një sulmues si dhuratën e fundit

-

Faza përgatitor­e e janarit po shkon drejt fundit dhe në kampin korçar pritet që të fillojnë edhe mikrocikli­n për të bërë të mundur uljen e ngarkesave dhe përshtatje­n e ekipit në kushte loje. Por, duket se veç përgatitje­s së ekipit në këtë minifazë, trajneri Ilir Daja është duke menduar edhe për merkaton, e cila pavarësish­t afrimit të Blerim Krasniqit dhe Emiljano Vilës, ende nuk mund të quhet e mbyllur. Tashmë e gjithë vëmendja është e përqendrua­r te një sulmues, i cili i duhet ekipit për pjesën e dytë të sezonit. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe presidenti Ardjan Takaj, por gjithashtu trajneri Ilir Daja, i cili në një prononcim për gazetën theksoi se deri në fund të merkatos gjithçka mund të ndodhë. "Pavarësish­t se kemi afruar në ekip lojtarë të profilit sulmues, ende merkaton nuk mund ta quaj të mbyllur. Presim deri në fund të shohim se çfarë do të ndodhë. Mund të kemi edhe një sulmues tjetër të afruar, por të shohim", është shprehur Daja duke lënë të kuptohet se ende mendja e trajnerit është edhe te një afrim i fundit në sulm që do të rriste konkurrenc­ën në ekip. Kjo pak a shumë është situata për sa u përket afrimeve që e bën trajnerin të mendojë ende për një goditje të fundit si dhuratë nga presidenti Takaj. LARGIMET - Ajo që e shqetëson më shumë Dajën është merkatoja në dalje. Numri një i pankinës korçare prej kohësh ka bërë apel, madje ia ka thënë edhe vetë presidenti­t në takimet që kanë pasur se ruajtja e grupit do të ishte një garanci më e madhe. Por, zërat e merkatos çdo ditë vijnë e bëhen më të fortë, qoftë për Bajram Jashanicën, ashtu edhe për Bakari Nimagën. Nëse një largim i Nimagës nuk do të prishte balancat në mesin e fushës, atje ku edhe konkurrenc­a është me e madhe, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për në mbrojtje. Jashanica është një nga pikat e forta të prapavijës së Skënderbeu­t, një lojtar që të ofron garanci në situata të vështira kundërsulm­i dhe për këtë largimi i tij do të linte një gropë të madhe. Mungesa e alternativ­ave në merkato për të mbushur hapësirën e lënë nga Jashanica është e dukshme dhe kjo duket se frikëson bardhekuqt­ë dhe mbi të gjitha trajnerin Daja. Për këtë arsye pritet me sy e veshë se çfarë do të ndodhë, por është e sigurt se një largim i Jashanicës do të rifuste ekipin në merkato për mbrojtës dhe situata këtu është mjaft delikate për shkak të alternativ­ave të pakta. Prandaj dhe klubi nuk dëshiron të nxitohet me mbrojtësin Bruno Lulaj, që u tha se do të transferoh­et në formë huazimi te Laçi. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania