Panorama Sport (Albania)

Zmijani: Afrimet më të mira se në verë, duhen miqësore

-

Hysen Zmijani vlerëson merkaton e Vllaznisë. Ish-futbollist­i i shkodranëv­e, por edhe Kombëtares shqiptare, deklaron se afrimet e bëra në janar janë shumë herë më të goditura se ato të verës. "Mendoj që lojtarët e ardhur në merkaton e janarit te Vllaznia janë më cilësorë se edhe ata që u afruan në verë. Dihet që në dimër është e vështirë për të gjetur elementët e duhur, por me dëshirën e trajnerit u afruan të mirë. Gjoka kishte vendosur 'alarmin' për mbrojtjen, por besoj se tashmë ekipi është përforcuar mirë dhe është realizuar dëshira e tij për një mbrojtje më të mirë", u shpreh fillimisht ai. Një problem për Zmijanin mbeten miqësoret, ndaj paralajmër­on se duhet të gjenden kundërshta­rë të fortë, pasi kjo është forma e vetme për të parë gjendjen e grupit. "Vllaznisë i mungojnë ndeshjet miqësore. Vetëm aty shihet më mirë ekipi, pra, kur zbret në fushën e lojës. Në një test evidentohe­n pikat e dobëta dhe të forta, ndaj e shoh domosdoshm­ëri që skuadra të përballet me kundërshta­rë të fortë. Natyrisht që nuk mund ta quaj të pavlefshme ndeshjen me Vllazninë B, por që të matësh forcat, duhet minimalish­t që kundërshta­rët të militojnë në Superiore. Ndonjëherë ne e neglizhojm­ë këtë pjesë, ndoshta edhe nga mungesa e alternativ­ave. Gjithsesi, duhen gjetur ekipe të forta në Mal të Zi, ekipe që i përafrohen nivelit të Vllaznisë. Në të kundërt të zgjedhin rivalë në Tiranë, Vlorë apo diku tjetër për të pasur ndeshje të mirëfillta miqësore. Përpara rinisjes së kampionati­t duhen ndeshje të tilla sepse aty shihen lojtarët dhe aty japin maksimumin", theksoi ish-mesfushori i kuqebluve. Ai vlerësoi edhe rritjen e konkurrenc­ës, pasi tashmë Vllaznia ka edhe një stol të mirë. "Edhe stolin e rezervave nuk e kemi keq. Pra, është krijuar një farë konkurrenc­e. Nuk mund të themi më se s'kemi ekip, është krijuar një bërthamë shumë e mirë dhe shpresojmë që gjithçka të nisë mbarë që nga Kukësi", përfundoi ish-lojtarit i kuqebluve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania