Panorama Sport (Albania)

Dedja konfirmon: Përgjini dhe Khatsukov janë të Lushnjës

Ikën rusi Simonov, edhe Allkanjari në provë

-

Hysen Dedja konfirmon Leonard Përgjinin dhe Khasan Khatsukovi­n. Në një deklaratë të dhënë për "Panorama Sport", trajneri u bën thirrje drejtuesve që të mbyllin kontratat me sulmuesin lezhjan dhe mesfushori­n rus. Dimitri Simonov nuk e ka marrë OK-in e stafit teknik, ndaj edhe është larguar nga resorti "Tropikal". Sakaq, në provë është rikthyer sulmuesi lushnjar i Naftëtarit, Arbër Allkanjari. "Vazhdojmë stërvitjen me dy seanca në ditë. Impenjimi i futbollist­ëve është maksimal dhe kjo më gëzon. Nesër (sot), duke qenë se do të zhvillojnë miqësoren e tretë për këtë fazë, atë ndaj Dinamos, kemi menduar që të zhvillojmë vetëm një seancë paradite. Për sa u përket ndeshjeve miqësore, kam përzgjedhu­r kundërshta­rë të një niveli më të dobët për të parë dhe më mirë futbollist­ët që kam në provë. Mund të konsideroh­en pjesë e Lushnjës, Përgjini dhe Khatsukov, ndërkohë që kam përsëri në provë Allkanjari­n. Nesër ( sot) kemi testin me Dinamon, ndërsa miqësorja e fundit do të jetë me Erzenin në Shijak. Duke qenë se e rifillojmë kampionati­n në transfertë, kemi menduar që ta luajmë jashtë testin e fundit", deklaroi trajneri Dedja.

FUSHA - Fusha e stadiumit "Roza Haxhiu" po ripërtërih­et. Në këtë periudhë, kur në impiantin lushnjar nuk shkel kush, punonjësit e klubit kanë ndërhyrë për të riparuar dëmet që la zhvillimi i procesit stërvitor në fushën e stadiumit gjatë muajve nëntordhje­tor. Për gazetën "Panorama Sport", drejtori i KF Lushnja 1930 sh. a, Vladimir Hajdari, shprehet: "Pas largimit të ekipit të Lushnjës në minifazën përgatitor­e dimërore, fusha e stadiumit të Lushnjës është kthyer në gjendje optimal. Fusha nuk do të përdoret më për ekipet e Akademisë, për ndeshjet e futbollit të moshave. Do të zbatohet me rigorozite­t urdhri i FSHF- së, që ndalon kategoriki­sht zhvillimin e seancave stërvitore në këtë fushë". Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania