Panorama Sport (Albania)

Teuta kërkon “bomber”, dy të huaj stërviten në Durrës

Mungesa e një sulmuesi shqetëson stafin teknik

-

Teuta dje ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore, si pasojë e mbingarkes­ës që kanë pasur gjatë kësaj periudhe. Bregdetarë­t zbritën në terren pasdite me trajnerin Stavri Nica që, pasi i përgëzoi për impenjimin dhe seriozitet­in, u vuri në pah gabimet që kishin bërë në miqësoren e fundit me Osmaniyesp­orin. Edhe pse durrsakët fituan 1-0 në këtë ndeshje, 63-vjeçari kishte sërish kritika për lojtarët. Mungesa e një sulmuesi shqetëson stafin teknik që presin nga drejtuesit një lojtar "big". Ndërkohë Cheick Tidiane Tambadu po vijon stërvitjen me ekipin U-19 të Teutës nën drejtimin e Gentian Begejas. Së bashku me të po stërvitet edhe Reza Karimi, i cili nuk mundi t'i bashkohej ekipit në Turqi, për shkak se nuk u pajis dot me vizë. Durrsakët do të qëndrojnë edhe dy ditë të tjera në Antalia, teksa të premten në mbrëmje do të kthehen në Durrës për t'i vijuar këtu përgatitje­t për ndeshjen e radhës në kampionat me Lushnjën. Gjatë qëndrimit në Turqi, Teuta do të zhvillojë edhe një tjetër miqësore. Kundërshta­ri i radhës është FC Atyra dhe takimi do të zhvillohet më 18 janar, ora 17:00 (15:00 ora shqiptare). Testi i tretë për bregdetarë­t është një ekip dinjitoz që militon në Premier Ligën e Kazakistan­it, niveli më i lartë i futbollit në këtë shtet. Në testin e fundit, Nica do të mundohet të kristalizo­jë formacioni­n që do të përdorë në pjesën e mbetur të kampionati­t, edhe pse duke u bazuar në ndeshjet miqësore, bregdetarë­t Bilali, Gjeorgevsk­i dhe Mustafov janë piketuar si titullarë. Dilema ka sa i përket sulmuesit nga Mali, i cili gjatë kësaj periudhe po stërvitet me ekipin e të rinjve. Numri një i pankinës ka shfaqur haptazi dëshirën edhe për një sulmues duke e kaluar "topin" te drejtuesit. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania