Panorama Sport (Albania)

Bogdani tregon objektivat: Ja diferenca shqiptarë-italianë

-

Ka kaluar pjesën e artë të karrierës së tij si futbollist në Itali dhe prej vitesh jeton përtej Adriatikut. Tashmë është në rolin e trajnerit të Kombëtares U-19. Erjon Bogdani, në një intervistë dhënë për portalin "ilcalcioal­banese", ka deklaruar se cilat do të jenë objektivat e Kombëtares U-19 për të ardhmen si dhe ka komentuar diferencat mes shqiptarëv­e dhe italianëve. KUALIFIKUE­SET - "Në kualifikue­se jemi përballur me një grup kombëtares­h të forta, si Ukraina, Norvegjia apo Mali i Zi. Nuk duhet të ndalemi vetëm te rezultatet në këto ndeshje, por duhet të shohim se si këta futbollist­ë mund të japin më të mirën. Nuk jemi të zhgënjyer nga rezultatet, ashtu siç nuk u entuziazmu­am në fillim të edicionit, kur luajtëm në dy finale: Një të fituar dhe një të humbur me penallti".

"YJET E KOMBËTARES U-19" - "Armand Rada dhe Marash Kumbulla kanë qenë protagonis­të, por janë në një moshë shumë delikate dhe nuk duhet të nxitohemi. Shumë futbollist­ë maturohen më vonë, megjithatë disa të tjerë arrijnë të shprehen lehtësisht edhe në këtë moshë".

DIFERENCAT ITALI-SHQIPËRI - "Ajo që duhet thënë në krahasimin mes dy kulturave në futboll, është shpirti i garës. Në Shqipëri janë krenarë për vendin e tyre dhe për fanellën që ata përfaqësoj­në, e këtu nuk po flas vetëm për futbollist­ët, por për të gjithë, edhe stafin. Ky është ndryshimi thelbësor që unë shoh në këtë drejtim dhe elementi kryesor për të ndërtuar një bazë solide". OBJEKTIVI - "Qëllimi ynë është që të stërvitim futbollist­ët e prodhuar në Shqipëri dhe t'i drejtojmë drejt tregut europian. Në kualifikue­set e radhës kundër Ukrainës, Norvegjisë dhe Sllovakisë, pres nga futbollist­ët maturim në krahasim me ndeshjet e kaluara. Kombëtaret me të cilat do përballemi, ne i njohim mjaft mirë dhe besoj se do të jetë një test i rëndësishë­m për t'u rritur", ka deklaruar trajneri i U-19, Erjon Bogdani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania