Panorama Sport (Albania)

Erkoçeviq te Besëlidhja

"I kemi të gjitha mundësitë që të jemi në krye të tabelës së renditjes"

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja vijon stër vitjen nën drejtimin e dyshes Lani-Xhabiri në kuadër të fazës përgatitor­e për llogari të gjysmës së dytë të kampionati­t. Gjendja e lojtarëve është pozitive dhe stafi teknik po mundohet të përçojë idetë e tij te të gjithë futbollist­ët. Merkato e janarit nuk ka pasur shumë lëvizje dhe klubi deri më tani ishte mjaftuar me marrjen e sulmuesit serb Kosta Bajiç. Por, pasditen e djeshme, me lezhjanët ka firmosur edhe mesfushori shkodran Bekim Erkoçeviq, i cili më parë ka qenë pjesë e skuadrës së Vllaznia B. Futbollist­i nuk është i panjohur për Besëlidhje­n, pasi është aktivizuar aty gjatë sezonit 2015- 2016.

DEKLARATA - Në një prononcim për "Panorama Sport", Erkoçeviq u shpreh: "Ditët e fundit më erdhi një ftesë nga drejtuesit e Besëlidhje­s dhe menjëherë iu përgjigja asaj për të pasur një bisedë. Pas një takimi arritëm akordin, çka bëri që unë sot (dje) të firmosja edhe kontratën. Gjysmën e parë të sezonit e kam mbyllur te Vllaznia B, ndaj jam i gatshëm që të nis stërvitjen me grupin që tani, besoj se nesër (sot) do t'i bashkohem grupit në stërvitje. Unë Besëlidhje­n e njoh shumë mirë, pasi kam qenë pjesë e saj për një sezon, madje gjatë një sezoni mjaft të suksesshëm që nuk u konkretizu­a në mënyrën më të mirë. Kemi dështuar në ndeshjen e fundit dhe ajo i kushtoi ekipit ngjitjen në Superiore. Jemi dëshpëruar pa masë atëherë, por në futboll ka edhe gjëra të tilla. Në stadin që ndodhet Besëlidhja, ka shumë shpresa për realizimin e objektivav­e, që janë ngjitja në Superiore, synim që m'u komunikua edhe mua gjatë bisedimeve të fundit me drejtuesit. Besoj se me shumë punë Besëlidhja do t'ia dalë që fazën e dytë ta mbyllë jo vetëm në pesëshen e parë, gjë e cila nuk diskutohet, por shpresoj se do t'i afrohemi, apo edhe do të kapim kreun. Gjithsesi, tani të gjithë vëmendjen e kemi të përqendrua­r te stërvitja, pasi kjo është një fazë mjaft e rëndësishm­e ku duhet të marrim ngarkesat e duhura nga të gjitha drejtimet", ka përfunduar futbollist­i shkodran.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania