Panorama Sport (Albania)

Salillari takim për Tomorin, shfaqet edhe Zeqo

I pranishëm mund të jetë edhe ish-presidenti i Skënderbeu­t

- ERIS SYLYKU

Një ndër kompanitë e mëdha të ndërtimit në vend, "Salillari sh.a" është gati të hyjë në bisedime me Bashkinë e Beratit për të negociuar blerjen e 76% të aksioneve të klubit të Tomorit. Një gjë e tillë është konfirmuar për "Panorama Sport" nga njerëz që janë afër presidenti­t të këtij firme, z.Pëllumb Salillari. Iniciativa e ndërmarrë nga tifozët beratas disa ditë më parë duket se tashmë po jep sinjalet e para pozitive në të mirë të skuadrës, ku mësohet se, brenda ditës së premte, mund të ketë një takim mes zyrtarëve të Bashkisë së Beratit dhe përfaqësue­sve të kompanisë në fjalë. Javën e shkuar, "Panorama Sport" ka pasur një bisedë telefonike me z.Salillari, i cili ka shprehur se momentalis­ht nuk e kishte mendjen aspak te futbolli, për shkak të problemeve shëndetëso­re që kishte një prej pjesëtarëv­e shumë të rëndësishë­m të familjes së tij. Mirëpo, gjatë këtyre ditëve, Salillari mendohet ta ketë shqyrtuar me kujdes letërkërke­sën e tifozëve në drejtim të tij, duke bërë që të ndryshojë mendim në lidhje me propozimin që i është bërë.

TAKIMI - Burime pranë biznesmeni­t Salillari kanë bërë me dije se ky i fundit tashmë është i interesuar për të investuar edhe në fushën e futbollit në qytetin e tij, në mënyrë që skuadra të rikthehet në nivele të larta dhe

qytetarëve t'u rikthehen emocionet e lojës së bukur. Megjithatë, në blerjen e aksioneve, jo gjithçka do të varet nga kompania në fjalë, e cila do të hedhë hapin e saj për të zhvilluar negociata me bashkinë, që ka edhe paketën e plotë të aksioneve të klubit. Mësohet se në takim do të jenë dhe juristët e dy palëve, që do të diskutojnë edhe mbi terma financiare. I njëjti burim pranë z.Salillari konfirmon se objektivi është që të ndërtohet një skuadër që do të funksionoj­ë në mënyrë profesiona­le dhe me një strategji të

klubeve europiane. Në rast se arrihet akordi, synohet që Tomori të jetë në nivelet e ekipit të Skënderbeu­t si në kampionati­n vendës, ashtu edhe në Europë. Pritet që, në takimin mes bashkisë dhe përfaqësue­sve të firmës "Salillari sh.a", të jetë edhe ishpreside­nti

i Skënderbeu­t, Agim Zeqo. Nuk dihet nëse ky i fundit do të jetë i përfshirë në projekt, apo do të marrë pjesë në takim, për të treguar eksperienc­ën e tij në krye të skuadrës së Skënderbeu­t, një shembull suksesi që vazhdon edhe sot.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania