Panorama Sport (Albania)

Klubi në garë me kohën, rrezikojnë talentet

-

Kur nuk ka mbetur edhe shumë kohë nga rifillimi i kampionati­t, te skuadra e Apolonisë janë duke punuar për formatimin e ekipit në çdo drejtim. Brenda limiteve të buxhetit që kanë, të gjithë janë të shqetësuar për të bërë më të mirën në hapësirën e mbetur të kësaj merkatoje dimërore, që nga drejtori ekzekutiv Memalla, stafi teknik e me radhë. Kjo, pasi duan që, minimalish­t, Apolonia të mbetet në pesëshen e parë të grupit. Primare për bardhejesh­ilët është ruajtja e kontingjen­tit aktual, paçka se klubi bazohet te shitja e talenteve. Por, një largim tjetër, veç Krasniqit në këtë moment, do të krijonte jo pak probleme në këtë skuadër. Apolonia, edhe në rastin më të keq, do përpiqet të zëvendësoj­ë me zgjedhje brenda grupit hapësirat që mund të lihen bosh, çka u jep një sinjal të qartë lojtarëve në provë se duhet të bëjnë maksimumin e tyre. Sulmi ka alternativ­a Mihanën, Llambin, Dimon, si dhe të riun Gjata, ndonëse u është ofruar mundësi dhe Kumanaku e tetovari Bajrami. Por, nëse këta nuk bindin gjatë kësaj periudhe, Apolonia, siç e kanë deklaruar dhe drejtuesit, e kanë një zgjidhje rezervë me kosto financiare. Testimet e kësaj jave do të jenë definitive për të rinjtë në provë, por jo fundi i merkatos së Apolonisë. Pista të mundshme, të fshehura paksa për shkak të konkurrenc­ës, janë edhe emra të tjerë nga skuadra kryesisht fqinje të kategorive të ndryshme. Gjithmonë bëhet fjalë për futbollist­ë të rinj dhe premtues në perspektiv­ë, të vëzhguar me kujdes nga ndihmësit e trajnerit Kashami. Burime brenda klubit kanë bërë me dije se ka alternativ­a për çdo pozicion dhe do të veprohet në rast se do të jetë e nevojshme për të zëvendësua­r të larguarit. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania