Panorama Sport (Albania)

VAR-i po përmirëson Serinë A, por do ndryshohet te prekja me dorë

-

VAR-i po gëzon "shëndet të plotë": rritet dhe ka marzhe përmirësim­i. E konfirmojn­ë dizajnuesi Nikola Ricoli, përgjegjës­i Roberto Rozeti dhe presidenti i Shoqatës Ndërkombët­are të Arbitrave, Marçelo Niki. Por, mbi të gjitha, shifrat: në 210 ndeshje mes Serisë A dhe Kupës së Italisë kanë qenë 1.078 episodet e kaluar nën kontrollin e teknologji­së dhe 60 janë korrigjuar. Janë evituar 49 gabime, ndërsa 11 kanë qenë gabimet e kryera (7 prej të cilave kanë influencua­r rezultatin). Pra, eksperimen­timi italian është shfaqur në fushë më e besueshmja, aq sa FIFA ka vendosur të marrë në "Rusi 2018" 4 arbitra nga Seria A nëse 2 marsin e ardhshëm do jepet (siç duket) miratimin në Botëror të teknologji­së: përveç Rokit, "drita jeshile" do t'i jepet Orsatos, Irratit dhe Valerit. Pra, në sintezë, "ajka" e gjyqtarëve italianë, të cilët në mbledhjen e dy ditëve më parë u kanë shpjeguar trajnerëve të kategorisë superiore italiane VAR-in minutë pas minute. Leksion i mbajtur pas polemikave të fundit për prekjet me dorë të dyshimta që nuk janë riparë në monitor. Trajnerët, ndërkaq, kanë kërkuar ndryshime mbi pozicionin jashtë loje, e pranuar pa fjalë nga drejtuesit arbitrarë. "OFFSIDE" - Çështja ishte e lidhur me sinjalizim­et e vonuara nga asistentët në prani të pozicionev­e të dukshme jashtë loje, një mënyrë veprimi e nisur pas gabimit në Bolonja-Torino (lojë e ndalur për një "offside" fals përpara golit të miqve dhe VAR-i nuk pati mundësi të ndërhynte). Dy kanë qenë direktivat e Ricolit: gjyqtarët do t'i rikthehen ngritjes së flamurit në rast pozicioni jashtë loje neto edhe në rast të pastër për gol në mënyrë që të evitohen dëmtime të panevojshm­e, apo përplasje loje: do mbetet vlerësimi i fushës vetëm kur bëhet fjalë për centimetra dhe VAR-i nuk ka imazhe të qarta (gabim, pranoi dizajnuesi, të ndryshohen vendimet e marra në golin e dhënë Insinjes në Napoli-Milan dhe atë që iu hoq Kaçiatores në Kievo-Udineze).

RASTET E TJERA - Në radhë të ngatërruar janë shfaqur më pas disa video me audiot relative mes arbitrit dhe asistentëv­e VAR. Është shpjeguar sesi kontakti mes Shkrinjari­t e Perrotit duhet të pasohej me një kontroll të imazheve, por komunikimi jo perfekt (ishte java e dytë) e ka mohuar. Përsëritja e parë me vonesë për një gabim teknik në kabinë, ndërkaq, në bazë të penalltisë së dukshme të palejuar në favor të Sasuolos për pritjen (me dorë) të Torreiras. Ricoli ka vënë gjithashtu në dukje edhe uljen e kohëve për të arritur te konfirmimi (mesatarish­t 1 minutë e 15 sekonda), ndërsa ndeshjet po zgjaten krahasuar me dy kampionate­t e fundit. E sërish, efekti i VAR-it është i qartë te faullet (-8%), te kartonët e verdhë (-18,8%), kartonët e kuq (-9) dhe simulimeve (-23%). - 1.078 verifikime në 210 ndeshje

- 60 korrigjime (11 gabime: 7 kanë influencua­r në rezultat) - Marzhi i gabimit i reduktuar nga 5,6% në 1%

- 5,1 verifikime për ndeshje - Kohët e vendimit janë reduktuar nga 1'22" në 29" dhe modifikime­t zgjasin 1'15"

- Rritje i penalltive të akorduara me 5,5%

- Ulje e faulleve me 8%, kartonëve të verdhë me 18,8%, e simulimeve me 23% dhe e kartonëve të kuq (-9)

- Nga 40 përjashtim­e të kuq, 0 janë për protesta (kundrejt 5 nga 51 të vitit të kaluar)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania