Panorama Sport (Albania)

Frikë nga Reali, Ikardit do t'i dyfishohet paga

Interi "në mbrojtje", bën gati rinovimin brenda shkurtit

- Përgatiti: LEDIO NASE

Në kalendarin e drejtuesve të In terit është shënuar një takim, i fiksuar për muajin shkurt, pas mbylljes së merkatos "së riparimeve": mbledhje me familjen Ikardi për të diskutuar rinovimin e kapitenit zikaltër. Sipas informacio­neve të "Premium Sport", shoqëria do synojë të dyfishojë klauzolën e shitjes prej 110 milionë euro (që vërtet vlen vetëm dy javët e para të korrikut, por me çmimet që qarkullojn­ë mbetet gjithsesi një rrezik) për të arritur në nivelet e Nejmarit: Maurito, me këtë marrëveshj­e, do përfitojë 8 milionë euro në vit me bonuse (për tani fitoj thuajse 5, me kontratën që i skadon në vitin 2021) për të mos peshuar te tavani i pagave.

"ALARMI" REAL - Ndërkohë, Reali i Madridit mban sytë nga argjentina­si: "Galaktikët" kanë nevojë urgjente për një profesioni­st të golit. Me këtë fakt po duhet të mësohet edhe presidenti Florentino Perez përpara rënies së Karim Benzmasë (mes të tjerëve), protagonis­t i një dështimi në gjysmën e parë të sezonit, me vetëm 5 gola të shënuar në 20 ndeshje: një mesatare prej 1 rrjete çdo 4 paraqitje, te Reali, vlen shumë pak. E nëse kampionët e Europës në fuqi, të cilët shumë shpejt mund të privohen edhe nga Kristiano Ronaldo (rrugës drejt Parisit), pavarësish­t se me një ndeshje të prapambetu­r, ndodhen 19 pikë larg Barçës kryesuese, faji është edhe i "thatësirës" realizuese të sulmuesve madrilenë. E konfirmojn­ë edhe shifrat: 52 gola të katalanasv­e, 32 ato të "Los Blancos" (gjithmonë në La Liga). Ndaj Perez (por i pari Zidan) janë në kërkim "të dëshpëruar" të një goleadori që shënon 30 gola në vit dhe emri më i lakuar është momentalis­ht Ikardi. Por Interi me siguri nuk dëshiron ta humbasë një "xhevahir" pa luftuar, ndaj shkurti pritet të jetë muaji i rinovimit.

100 GOLA - Ndërkaq, ndaj Romës (ndeshjes së radhës për zikaltrit) mund të arrijë kuotën 100 gola në Serinë A: të dielën, në sfidën ndaj verdhekuqv­e, Mauro mund të bëhet pjesë e bomberave të Serisë A në shifër të trefishtë (e të mendosh që nuk ka mbushur ende 25 vjeç...).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania