Panorama Sport (Albania)

Hënes: Jemi shumë pranë Goreckës

"S'kemi irmosur ende, yrtari imi do të ndodhë kur doktori të thotë në und 'po'"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Shalke premton se do të luftojë për ta mbaj tur Leon Goreckën deri në fund të sezonit, por mesfushori 22-vjeçar sa vjen dhe afrohet me Bajernin e Mynihut. Ai ka pasur edhe një takim me bosin e klubit, Klemens Tënis gjatë javës, ku i ka shprehur vullnetin e tij për të mos qëndruar deri në fund të kontratës së tij në Gelzenkirs­hen. Blutë mbretërorë janë të vendosur për të mos e lëshuar talentin që këtë muaj dhe thanë përmes drejtorit sportiv Kristian Haidel: "Nuk ka asgjë të re. I gjithë klubi, përfshirë edhe Tënis po lufton për ta mbajtur këtu". Megjithatë, akordin me rekordmenë­t gjermanë gati e konfirmon edhe vetë presidenti i Bajernit, Uli Hënes, i cili megjithatë, tregohet i kujdesshëm për sa kohë mungon zyrtarizim­i. Gjatë një prononcimi për "Funke Mediengrup­pe", Hënes tha të martën: "Ende asgjë nuk ka përfunduar. Nuk kemi firmosur akoma. Shanset janë të mira. Nëse Leon do të vijë te ne, do të jetë shumë mirë edhe për të. Por siç e thashë, nuk ka përfunduar. Transferim­i zyrtar do të ndodhë kur doktori të thotë në fund 'po'". Hënes dhe Tënis janë dy shokë shumë të mirë (të dy merren me biznesin e prodhimit të sallameris­ë) dhe marrëdhëni­a e tyre pritet që t'i përshpejto­jë bisedimet. Kur Hënesin e pyetën nëse Bajerni rrezikon të dështojë me Goreckën ashtu si me Tobias Raun në 2003, i cili erdhi nga Volfsburgu, por në dy vite regjistroi vetëm 13 ndeshje në Bundesligë, presidenti dha këtë përgjigje: "Gorecka është një lojtar i kombëtares. Është krejtësish­t një tjetër histori". Dhe, në fakt, ka të drejtë: Leon është vetëm 22 vjeç dhe numëron 101 ndeshje në Bundesligë ( 14 gola) dhe 5 ndeshje në Champions. Pas 12 ndeshjeve me kombëtaren dhe 6 golave, ai shpreson që Lëv ta marrë më vete në Botërorin e Rusisë.

RUMENIGE - Krahu i djathtë i Hënesit, Karl-Hainc Rumenige, konfirmoi se bavarezët

janë të interesuar për ta transferua­r futbollist­in në "Allianz Arena". Por Kalle i përgënjesh­troi lajmet se Gorecka ka arritur një akord për t'u transferua­r në klub me parametra zero. "Ti ke një marrëveshj­e, vetëm kur kontrata është firmosur dhe lojtari ka kaluar vizitat

mjekësore. Nuk kemi shkuar ende aq larg. Tani futbollist­i duhet të vendosë. Kam dëgjuar që vendimi do të merret në ditët e ardhshme, pra përpara fundit të janarit. Dhe sigurisht që do të ishte diçka e bukur nëse ai do të vendoste që të zgjidhte Bajernin e Mynihut".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania