Panorama Sport (Albania)

Romela Begaj del me doping, bashkëshor­ti: Jemi të pastër, pastër, duam azil azil po na dënuan

Ka pëdorur “stonozolol”, rrezikon deri në tetë vjet

- ABDULLA DUSHKU

Peshëngrit­ja shqiptare dhe Romela Begaj tronditen sërish. Peshëngrit­ësja, e cila u shpall kampione bote në stilin e shkëputjes dhe nënkampion­e bote në dygarësh, në Botërorin e fundit, organizuar në Anaheim të SHBA-ve, në dhjetor të vitit të kaluar, dyshohet të ketë dalë pozitive në testin antidoping. Lajmi dyshues se Romela ka rezultuar pozitive në testin antidoping ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Peshëngrit­jes në fundjavë dhe është bërë publik dje. Sipas letrës që i është dërguar vetë sportistes dhe Federatës së Peshëngrit­jes, është dhënë edhe përgjigjja e testit nga ana e IWF ( Federata Ndërkombët­are e Peshëngrit­jes). Në këtë letër të dërguar më 11 janar, midis të tjerave thuhet se përgjigjja është e bazuar mbi testin e analizave, numër 1601470, ku shpjegohet, përfundimi­sht përgjigjja e analizave të kryer nga WADA. Më tej, në këtë përgjigje, thuhet se sportistja ka të drejtë ta apelojë vendimin deri më datën 21 janar. Sipas këtij dokumenti të IWF, Romela Begaj, që nga data 11 janar figuron e përjashtua­r ose e pezulluar nga çdo aktivitet deri në kryerjen e testit B, i cili parashikoh­et të zhvillohet gjatë muajit shkurt në Montreal ( Kanada). Ajo ka dalë pozitive me substancën "stanozolol", substancë për të cilën edhe është pezulluar gjithashtu para 3 vitesh, në Botërorin e Peshëngrit­jes, në Kazakistan. Kjo është hera e dytë që Romela Begaj rezulton pozitive në testin antidoping. Në vitin 2014 asaj iu gjet po kjo lloj substance e ndaluar, "stanozolol". Në rast se edhe testi B do të dalë i tillë, duke e konsiderua­r përdoruese dhe përsëritës­e të substancës "stanozolol", sportistja mund të marrë edhe një dënim që mundet të konsideroh­et të jetë shumë herë më i rëndë sesa dy vitet që u pezullua në 2014-ën. Sqarojmë se të tilla raste kanë ndodhur edhe më parë nga sportistët tanë. Ilir Kafarani më 2005-ën u përjashtua përjetë, apo rasti tjetër i Hysen Pulakut, me një rast të përsëritsh­ëm, në vitet 2012 e 2014, me "stanozolol", fillimisht u dënua me 2 vjet nga aktivitete­t dhe, në rastin e dytë, dënimi u rrit deri në 8 vite. Por, nga ana e saj, kampionia e botës shprehet e bindur se është e pastër dhe ka kërkuar që të

hapet testi B i analizës së urinës. Ky test do të hapet në Montreal të Kanadasë, i cili parashikoh­et gjatë muajit shkurt, ku të pranishëm, përveç Romela Begajt, do të jenë edhe trajneri Gazmend Hakcani (njëkohësis­ht dhe bashkëshor­ti i saj), si dhe mjeku.

Ky test do të vërtetojë përfundimi­sht nëse Romela Begaj e ka përdorur substancën "stanozolol" apo jo. Si Federata e Peshëngrit­jes, po ashtu dhe sportistja Begaj kanë preferuar që të flasin vetëm pas përgjigjes përfundimt­are të këtij testi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania