Panorama Sport (Albania)

Kukësi s'ndalet, akord me një mesfushor kroat

eri të premten lojtari mbërrin në Tiranë, ka qenë shok ekipi me mbrojtësin deri

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi bën gati goditjen e radhës në merkaton e janarit. "Panorama Sport" zbuloi dje se mesfushori kroat, Dejan Glavica, pritet të jetë firma e radhës pas emrave si Donjet Shkodra, Maldin }meraj, Irakli Dzaria, Filip Zderiç dhe Nikolas Le Dilon. Mesfushori që luan në të dyja krahët ka mbyllur pjesën e parë të sezonit te NK Varazhdin, që militon në Ligën e Dytë kroate. 26-vjeçari shikohet si një opsion i mirë për mesfushën dhe për më tepër është një kërkesë e vetë trajnerit austriak të Kukësit, Peter Pakult. Gazeta mëson se palët kanë biseduar, madje duke arritur marrëveshj­en në parim dhe vetëm detajet mungojnë për të zyrtarizua­r mesfushori­n e Varazhdini­t, që dikur ka mbajtur emrin Varteks. Mesfushori dallohet për shpejtësin­ë që ka, por edhe grintën në fushë, karakteris­tika që Pakult i vlerëson te lojtari. Glavica ka luajtur që në moshën 18-vjeçare si titullar me Varazhdini­n në elitën e futbollit kroat. Në atë kohë ai konsideroh­ej si një prej talenteve më premtues dhe jo më kot ka qenë pjesë e të gjitha Kombëtarev­e të moshave. Me Kroacinë U-21 Glavica luajti gjashtë ndeshje dhe shënoi një gol. Karriera e tij vijoji për tre sezone radhazi te Sllaven Belupo, ku sot luan ish-sulmuesi i Kukësit, Pero Pejiç. Më pas Glavica është aktivizuar me Horn në Austri, Zavrc në Sloveni, Cibalia në Kroaci e së fundmi në shtëpinë e tij me Varazhdin. GJEDHJE E PAKULT Ashtu si mbrojtësin e djathtë, Filip Zderiç, trajneri austriak e njeh mirë edhe lojtarin tjetër kroat, Glavica. Pakult e ka stërvitur këtë të fundit Cibalia gjatë vitit të kaluar. Mësohet se ka qenë vetë trajneri që ka sinjalizua­r lojtarin dhe i ka shprehur dëshirën për ta marrë te Kukësi. Më pas Pakult ka folur me drejtorin Nderim Nexhipi për të negociuar për aspektin financiar me Glavicën. Për kohëzgjatj­en e kontratës palët kanë rënë dakord dhe pritet që futbollist­i të firmosë për dy vite, ndërsa për rrogën po mbyllen detaje të vogla. Brenda së premtes, 26vjeçari do të mbërrijë në Shqipëri për të zyrtarizua­r kontratën, teksa nuk pritet të ketë ndonjë surprizë të pakëndshme. Ndërkohë, një arsye tjetër përveç ndikimit të Pakult se pse kroati pritet të firmosë për Kukësin, është edhe Zderiç. Të dy lojtarët kanë njohje dhe janë miq me njëritjetr­in, pasi kanë luajtur në

sezonin 2016- 2017 me Cibalian në Superligën kroate. Tashmë të dy pritet të rinisin një aventurë tjetër së bashku, këtë herë te Kukësi. Me afrimin e mesfushori­t, sipas të gjitha gjasave, mbyllet edhe merkatoja e kampionëve në fuqi. Pakult sheh një ekip

të kompletuar, që ka bindur gjatë fazës përgatitor­e në miqësoret me skuadrat e Superligës turke. Veçanërish­t në ndeshjen e fundit ndaj Fenerbahçe­s, Kukësi tregoi vlera, duke u përballur denjësisht kundër një klubi të madh turk.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania