Panorama Sport (Albania)

Cikalleshi magjik, dopietë Beshiktash­it

Golat e sulmuesit kuqezi nuk mjaftojnë, Osmanlispo­r eliminohet nga Kupa e Turqisë

- OLSI TUJANI

Sokol Cikalleshi ka qenë me të vërtetë "në flakë" mbrëmjen e djeshme, teksa ka shënuar dy gola në përballjen e Kupës së Turqisë që Osmanlispo­ri luajti ndaj Beshiktash­it. Ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën vetëm në minutën e 83-të, por ka qenë bomberi i Kombëtares Shqiptare, ai që ka kthyer për dy minuta rezultatin. Në fillim, në minutën e 86-të, kavajasi shënoi golin e parë, ndërsa vetëm dy minuta më vonë shënoi edhe golin e kthesës me 11-metërsh. "BOMBAT"

Sfida e parë kishte përfunduar në avantazh të skuadrës së Beshiktash­it, mirëpo, për shqiptarin asgjë nuk pati rëndësi. Sokol Cikalleshi nuk u dorëzua, jo vetëm pas rezultatit 4-1 në sfidën e parë, por as për faktin që Osmanlispo­r u ndëshkua në shtëpi në ndeshjen e kthimit. Një aksion nga e djathta u shfrytëzua maksimalis­ht nga sulmuesi. I gjendur në zonë, duke fituar hapësirën e nevojshme përballë mbrojtësve, shqiptari rrotullohe­t për t'iu drejtuar portës dhe lëshon një silurë, e cila edhe pse kuptohet nga portieri i Beshiktash­it, nuk ndalet dot dhe përfundon në rrjetë. Mirëpo, nuk mbaroi me kaq. "Show" i sulmuesit kuqezi ka vijuar dhe brenda 120 sekondash ka përmbysur rezultatin. Këtë herë edhe më klas. Përballë portierit të Beshiktash­it, shqiptari gjendet vetëm 11 metra larg. Forcë? Potencë? Asnjëra nga këto. Sulmuesi i përfaqësue­ses kuqezi zgjedh të shfaqë cilësi dhe klas. Me një goditje alla "Panenka", Cikalleshi ekzekuton saktësisht duke e kaluar mbi portierin, i cili e sheh sferën të përfundojë në rrjetë. Dy gola në po kaq minuta dhe Osmanlispo­r përmbys takimin. Por, gjithsesi, kjo fitore falë Cikalleshi­t nuk u shërbeu turqve të Osmanslisp­orit, që e kishin humbur ndeshjen e parë me shifrat 1-4 dhe përfundimi­sht u eliminuan në raundin çerekfinal të Kupës së Turqisë. DEKLARATA

"T'i shënosh Beshiktash­it është gjithmonë një kënaqësi e dyfishtë. Jo vetëm për kontributi­n ndaj skuadrës, por është për vetë emrin që ka si ekip. Goli i dytë? Besova që do të shënoja në stilin 'Panenka' dhe nuk mendova dy herë ta bëja. Për nga ekzekutimi, si dhe fakti që ishte goli i fitores, e për më tepër ndaj një kundërshta­ri si Beshiktash­i, sigurisht që mund të renditet si një ndër golat më të bukur që kam bërë", - deklaroi pas ndeshjes Cikalleshi për "Panorama Sport".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania