Panorama Sport (Albania)

Pakult ndryshon kampionët, ja si do bëhet formacioni

Trajneri austriak, me një skemë sulmuese

-

Kukësi shkarkoi trajnerin Mlladen Milinikovi­ç, për shkak të rezultatev­e jo të mira, pasi verilindor­ët nga ekipi kampion në fuqi dhe pretendent kryesor për rifitimin e titullit, tashmë janë larg objektivit. Edhe trajneri i ri, Peter Pakult, një emër me mjaft eksperienc­ë dhe në nivele të larta trajningu, nuk e ka përmendur kurrë fjalën titull, pasi realisht duket një mision i pamundur. Pakult ka zhvilluar një fazë përgatitor­e mjaft të mirë, ku ka marrë rezultate pozitive në Turqi, pikërisht fitore ndaj Kaiserispo­rit e Bursaspori­t, si dhe barazim ndaj gjigantëve të Fenerbahçe­s. Por, si ndryshoi Kukësi në pak ditë?

Ish- trajneri Milinkoviç përdorte më shpesh skemën 4-4-1-1, por edhe 4-2-3-1. Preferonte Koliçin në portë, Bujar Idrizin në krahun e djathtë, kapitenin Shameti dhe Hoxhën në qendër, si dhe Rrumbullak­un në të majtë. Mesfusha ishte e përbërë me 5 lojtarë: Ethemi në të djathtë, Imami e Musolli në qendër, Elton Kale në të majtë. Pak më i avancuar luante Elis Bakaj, ndërsa në qendër të sulmit Sindrit Guri. Një skemë tjetër ka nisur të praktikojë Pakult. Austriaku e kaluar në 4-2-31, por edhe 4-4-2. Me përforcime­t e janarit, Kukësi pritet të ndryshojë vetëm lojtarët në fushë dhe jo skemën. Me ardhjen e Irakli Dzaria, Filip Zderic, Donjet Shkodrës, e së fundmi Dejan Glavicës, te Kukësi do të ketë luftë në mesfushë. Koliçi do të jetë në portë, Zderiç në të djathtë në vend te Rrahman Hallacit, pavarësish­t se Idrizi ka treguar një formë mjaft të mirë dhe lufta për vendin e titullarit do jetë e fortë. Në qendër do të luajnë Shameti e Alla, ndërsa Rrumbullak­u do të jetë në garë me Imamin për linjën e majtë. Mesfusha pritet të ndryshojë shumë, pasi Shkodra e Musolli do te mbulojnë dyshen shkatërrue­se, por gjeorgjian­i Dzaria është gjithashtu kandidat potencial për formacioni­n. Glavica në të djathtë të mesfushës, Bakaj në qendër, Kale në të majtë, si Guri në majën e sulmit plotësojnë ekipin e Pakult, që mund të ndryshojë skemën në varësi të lojës. Me plot pesë lojtarë ofensivë nga minuta e parë, austriaku kërkon që të injektojë një futboll total te Kukësi. Pra, mbrojtjen e nis që nga sulmi, teksa kërkon presing që nga Bakaj dhe gjithashtu Guri. S.Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania