Panorama Sport (Albania)

Përmbysje e çmendur, Tomori dhuron spektakël ndaj Albpetroli­t

Beratasit fitojnë 4-3 në miqësoren kundër patosarakë­ve

-

Tomori ka marrë një fitore me mjaft "vuajtje" në miqësoren ndaj Albpetroli­t, e cila i ka shërbyer teknikut Arbri për të parë më mirë gjendjen e skuadrës në prag të fillimit të kampionati­t.

NDESHJA - Loja ka nisur e vrullshme për miqtë ku, në minutën e 6-të, Hyska ka shërbyer për mesfushori­n Hatia që godet në dy kohë dhe realizon golin e parë të sfidës. Sakaq, vendësit janë kundërpërg­jigjur 4 minuta më vonë me të riun Buba, ku goditja e tij ka qenë e prirët me portën e mbrojtur nga Harizaj dhe mjaft potente duke përshëndet­ur rrjetën.

Çaço në të 24-ën merr krahun e djathtë, kroson në zonë për Mitraj, por goditja ndalohet nga Harizaj. Në minutën e 32-të, miqtë do të realizonin golin e dytë me anë të Mehmetit, i cili e dërgon topin me kokë pas një krosimi të dhënë nga Hyska. Në të 39-ën,

Mitraj provon një goditje standarde nga distanca, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Beratasit do të kishin një rast flagrant në minutën e 42-të, teksa Koleci pason për Sharavolli­n që gjen Bubën. Ky i fundit driblon edhe portierin, por goditja shpëtohet nga mbrojtësi

Prifti në limitet e vijës së portës. Ndërkaq, miqtë do të reagonin vetëm dy minuta më vonë. Lalaj inkursion nga e majta ku gjen Hyskën në zonë dhe goditja e tij përfundon në rrjetë, 1-3. Në minutën e 50-të, Myzyri hedh një top të rrezikshëm, por është mbrojtësi Kapo që largon gjithçka nga zona e tij. Myzyri dërgon një top nga goditja e këndit në minutën e 70-të, sfera gjen Kopaçin që gjuan fortë dhe realizon. Në minutën e 71të, Mahmutaj godet nga jashtë zone, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Katër minuta më vonë, skuadra e Tomorit do të fitonte

një penallti me anë të sulmuesit Mitraj, teksa 11-metërshi është ekzekutuar nga Çaço dhe ka prekur rrjetën dhe 3-3. Sharavolli në të 79-ën adreson një top në zonë, teksa Mahmutaj e ka dërguar me tepër maturi në katërkëndë­shin e Babës. Eris Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania