Panorama Sport (Albania)

Inter-Roma, sfida-Champions e së dielës në "rrezet X"

-

Europa, ajo që duan të gjithë, quhet Champions. Dhe pas pushimeve dimërore, kampionati nis menjëherë me një sfidë që ka aromë... europiane: Inter-Roma. Dy skuadra me rendiment në rënie (3 pikë në 5 ndeshjet e fundit për zikaltrit, dy humbje në tri ndeshje për verdhekuqt­ë). Ja disa kuriozitet­e dhe statistika për sfidën e "San Siro"-s:

1. Roma është skuadra, kundër të cilës Interi ka fituar më shumë ndeshje në Serinë A (72): për zikaltrit, edhe 48 barazime e 49 humbje.

2. Në katër sfidat e fundit mes Interit e Romës në Serinë A, të dyja skuadrat kanë arritur të shënojnë.

3. Roma është skuadra, kundër të cilës Interi ka shënuar më shumë në ndeshjet brenda fushës në Serinë A (155 gola). 4. Interi nuk fiton prej pesë ndeshjesh: është seria me e dobët e zikaltërve prej majit të kaluar, kur arritën në tetë.

5. Në historinë e saj Roma nuk ka arritur t'i fitojë të dyja sfidat jashtë fushe kundër skuadrave milaneze për dy sezone radhazi (në Serinë A).

6. Tre humbje në katër ndeshjet e fundit (në të gjitha kompeticio­net): po aq sa kishte pësuar në 22 ndeshjet e kaluara sezonale. 7. Pas 16 transferta­sh në Serinë A me së paku një gol (41 në total), Roma nuk arriti të shënonte në dy të fundit, ndaj Kievos e Juventusit.

8. Interi (2) dhe Roma (4) janë dy prej skuadrave që kanë pësuar më pak gola në këtë kampionat nga goditjet standarde. 9. Mauro Ikardi ka shënuar 51.4% të golave të Interit në këtë kampionat (18 nga 35): rekord sezonal në 5 ligat kryesore europiane. 10. Interi është viktima e preferuar e Raxha Naingolani­t në Serinë A (5 gol): përfshi edhe dopietën e vetme në kampionat të mesfushori­t, në përballjen e fundit ndaj zikaltërve në "San Siro".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania