Panorama Sport (Albania)

Reagon bashkëshor­ti: Jemi të pastër, do të kërkojmë azil

-

Gazmend Hakcani, jo vetëm trajneri, por njëkohësis­ht edhe bashkëshor­ti i Romela Begajt, i kontaktuar nga "Panorama Sport", u betua mbi pastërtinë e sportistes dhe premton se kjo çështje do të vazhdojë edhe më tej dhe jo vetëm me hapjen e "Testit B". "Bëni pak durim, nuk ka mbaruar ende asgjë. Ky është vetëm një lumë thashethem­esh. Unë, Gaz Hakcani, bashkëshor­ti i Romelës, e jap me jetë se ajo nuk ka përdorur 'Stonazolol'. I gjithë problemi është se, Shqipëria është një vend me 3 milionë banorë, del dhe triumfon mbi vende shumë herë më të mëdha, si Kolumbia e Amerika, por në fund del Romela pozitive me 'Stonazolol'. Kjo është një çmenduri! Është skandal! Është një turp që po i bëhet Romelës! Nuk ka sens që të kapesh me 'Stonazolol' përpara 4 vitesh, kalon 10 kontrolle dopingu dhe del sërish me 'Stonazolol'. Gjaku del i pastër dhe urina del e pisët. Më thoni, ka sens kjo?! Kemi bërë teste në Shqipëri dhe në Greqi e kudo, i kam të gjitha me letra, jo me fjalë. Harrojeni faktin se Romela mund të jetë dopuar... Neve na ka vizituar WADA në 7 të mëngjesit, në 8 të mëngjesit... Jemi të pastër. Thjesht është Federata Botërore e Peshëngrit­jes, ajo që kërkon të dëmtojë Romelën. Tani do të presim 'Testin B'... Dhe, në fund fare, nëse e humbim edhe këtë kauzë, e di çfarë na ngelet për të bërë: të ikim nga kjo Shqipëri, të zhdukemi! Sepse këtu ka shumë njerëz që kanë marrë azil politik... Mbase edhe ne mund të dalim në azil politik. Pastaj, nëse dikush e ngre flamurin, siç bëri Romela, pa "Stonazolol", le ta gëzojë!".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania