Panorama Sport (Albania)

Gjobë Starovës dhe Trashit, Partizani gjen sulmues

Klubi penalizon trajnerin se foli pa leje, Krasniqi: “Bobi” i paqëndrues­hëm, Olsi Rama i sinqertë”. Vjen Emran Ramadani nga Renova

- ILIR CARA

Përplasja mes trajner it Sulejman Starova dhe mesfushori­t Lorenc Trashi, një ditë para mbylljes së fazës përgatitor­e në Antalia, është analizuar dje nga drejtuesit e lartë të klubit dhe në përfundim, kanë marrë edhe masa. Në dallim nga problemati­kat e shkuara, mësohet se në këtë rast e kanë pësuar të dy palët, si trajneri dhe mesfushori. Pa dyshim, ndëshkimi më i rëndë ka shkuar për Lorenc Trashin, i cili përveç gjobës monetare, do t'i duhet që për disa kohë të qëndrojë larg ekipit të parë, duke u bërë pjesë e Partizanit B. Për herë të parë, një klub shqiptar ka vendosur që të gjobisë edhe trajnerin, për debatin e shoqëruar me lojtarin. Përplasja mes Trashit dhe Starovës ndodhi pas zëvendësim­it të lojtarit në një miqësore të paparalajm­ëruar, ndaj gjysmëamat­orëve gjermanë të Berliner AK 07. Të dy palët, për "Panorama Sport", kanë dhënë versionin e tyre të ngjarjes. Një ditë pas kthimit në Shqipëri, drejtuesit e klubit, ku bën pjesë edhe presidenti Demi dhe drejtori Rama, janë mbledhur dhe pasi kanë analizuar me imtësi rrethanat e ngjarjes, kanë marrë masat respektive. Prononcimi pa leje për mediat ka qenë një nga arsyet penalizues­e në këtë debat publik. Për sa i përket shqyrtimit të sherrit mes trajnerit dhe mesfushori­t, klubi nuk ka dhënë asnjë informacio­n, si për ngjarjen, por edhe për masat e ndërmarra. Zakonisht gjoba minimale te Partizani është 2 mijë euro, shifër e cila mendohet se i është faturuar trajnerit Starova. Ndërsa penalizmi i lojtarit ka qenë dyfish, pasi përveç sherrit, i duhet të paguajë edhe shkeljen e rregullore­s së klubit duke u prononcuar pa leje për mediat. Pas përplasjes me trajnerin Trashi, pohoi se e ka mbyllur përfundimi­sht çështjen e bashkëpuni­mit me Starovën, ndaj përkohësis­ht, lojtari është "internuar" te Partizani B, që militon në Kategorinë e Dytë, kampionat i cili rifillon më 11 shkurt. Klubi nesër nis përgatitje­t për sfidë e parë me Flamurtari­n dhe aty do të vërtetohet masa e ndërmarrë nga klubi për Lorenc Trashin. Gjobat nga drejtuesit e klubeve për lojtarët konsideroh­en të zakonshme, por Partizani ka vendosur një standard të ri në këtë rast, duke mos kursyer edhe trajnerin, kuptohet duke u nisur nga lajmet që vijnë nga ajo që ka ndodhur ne mbledhjen e djeshme te "demat".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania