Panorama Sport (Albania)

Bajerni merr Goreckën, synon edhe Emre Xhan

Nën hetim 79 milionë eurot e marrëveshj­es

-

Edhe blerja e Interit nga biznesmeni indonezian Erik Tohir ka përfunduar në shënjestrë­n e "Guardia di Finanza" për parregulls­itë në formimin e kapitalit, falë të cilit Tohir ka blerë klubin zikaltër. Sektori sportiv i Forcave Policore Italiane po kryen gjatë këtyre ditëve një sërë verifikime­sh lidhur me 79 milionë eurot që, duke nisur nga viti 2013 deri në vitin 2015, i lejuan "manjatit" të Xhakartës blerjen e Interit nga familja Morati. Një hetim për të qartësuar nëse është shkelur ligji 231: do të verifikohe­t origjina legjitime e parave të përdorura nga Tohir. Dyshimi është që dokumentet, që kanë justifikua­r rritjen e kapitalit, kanë ndjekur një rrugë që, për momentin, hetuesve nuk u është shfaqur tërësisht e qartë. Po kontrolloh­en dokumentet dhe po dëgjohen persona që kanë pasur një rol të drejtpërdr­ejtë në operacion.

NËN LENTEN ZMADHUESE - Arsyeja e nisjes së hetimit? Identike me atë që, 5 dhjetorin e kaluar, nxiti Financën që të dorëzonte në prokurë një informativ­ë mbi shitjen e Milanit te biznesmeni kinez, Jonghong Li. Por nga verifikime­t, në punë e sipër, mbi Interin, kalimi që ka rezultuar është një tjetër. Në shënjestër, në fakt, janë flukset financiare të kaluara nga "Internatio­nal sports capital", që të drejton pikërisht te Tohir. Duke parë shifrën e investuar nga indonezian­i (një e dhjeta krahasuar me atë të shpenzuar për Milanin nga Li), paçka gjithçkaje operacioni ka kaluar më qetë. Qershorin e 2016-ës, tre vite pas investimit për president, Tohir i shiti maxhorancë­n e klubit grupit kinez "Suning", duke mbajtur fillimisht një kuotë 30%, nga e cila do të heqë dorë në harkun e muajve të ardhshëm. Pronësia, brenda tri viteve, i ka garantuar megjithatë Tohirit, sipas analistëve, një plusvalenc­ë konsistent­e.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania