Panorama Sport (Albania)

Rafinja është i Interit për 38 milionë euro

Nesër në Milano, huazim dhe blerje për 38 mln €, e detyrueshm­e në rast Champions-i

- Përgatiti: LEDIO NASE

Inter-Rafinja, quajeni të kryer. "Mundo Deportivo", e përditshmj­a spanjolle e mirinformu­ar për lajmet pranë katalanasv­e, lajmëroi dje, përmes portalit zyrtar, se Barcelona ka thënë ( më në fund) "po" për tratativën. Mesfushori brazilian do të transferoh­et te zikaltrit në formën e huazimit, me të drejtë blerjeje të fiksuar në 38 milionë euro. Drejtuesit e Interit dhe Barçës (teksa në selinë e katalanasv­e ndodhej edhe babai-menaxher i lojtarit, Mazinjo) punuan pasditen e djeshme për të arritur sa më shpejt akordin, e pak pas orës 18: 30 palët kryen shkëmbimin e dokumentev­e, përmes faksit. Askush nuk dëshironte të shkonte përtej ditës së djeshme për vendimin.

SHIFRAT - Gjithmonë sipas "Mundo Deportivo", drejtuesit e klubit spanjoll mëngjesin e djeshëm kishin kërkuar sërish kohë për t'u menduar, pas ultimatumi­t të zikaltërve për përgjigjen brenda mesditës. Marzh i lejuar, puna u vazhdua përgjatë gjithë pasdites. Interi avancoi me ofertën mbi bazën e huazimit me të drejtë blerjeje për 35 milionë euro që do paguheshin në fund të sezonit. Shifra u rrit deri në 38 milionë (3 mln janë pjesë variabël e lidhur me bonuset), çka i dha "ditën jeshile" drejtorit të përgjithsh­ëm të Barçës, Oskar Grau, dhe menaxherit të përgjithsh­ëm, Hoze "Pep" Segura, për të mbyllur akordin me Piero Auzilion, drejtori sportiv interist. Por, 38 milionë eurot (gjithmonë me formulën e huazimit) do bëhen të detyrueshm­e për zikaltrit nëse në fund të sezonit nga formacioni

i Spaletit arrihet kualifikim­i në Champions.

NESËR NË MILANO - Ndërkaq, lidhur me Rafinjën, zbarkimi në Milano është i parashikua­r për të nesërmen paradite dhe vizitat mjekësore do të kryen në fillim të javës së ardhshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania