Panorama Sport (Albania)

Havier Pastore te Milani, klubi takon agjentin

Sheiku e vlerëson 60 milionë euro, lojtari mund të lërë Parisin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Merkato e Milanit cilësohet si e mbyllur me drejtuesit që, sa herë kanë mundësi, theksojnë se në janar nuk do të ketë prurje për të përforcuar organikën nën urdhrat e Xhenaro Gatuzos. Një fjalë e urtë thotë: "Rasti e bën njeriun hajdut", ndaj edhe drejtori sportiv mund të shndërrohe­t në blerës kur i vjen përpara shansi i duhur. Dje në Milano është parë Marselo Simonian, i cili, sipas mediave italiane, ka drekuar me Masimilian­o Mirabelin, drejtor sportiv te Milani, teksa në duart e tij kalon çdo kontratë futbollist­i që vishet kuqezi. Duke u rikthyer te Simonian, ai është agjenti i disa futbollist­ëve argjentina­s, ndër të cilët spikat emri i Havier Pastores. Fantazisti i PSG-së prej javësh kërkon largimin dhe, nëse deri disa ditë më parë për të interesohe­j Interi, ditën e djeshme u përfol se në valle ka hyrë edhe Milani. Ashtu si për zikaltrit, edhe për "Djallin" pengesa, më shumë se sa kartoni i lojtarit ( i vlerësuar mes 20- 25 milionë eurove) mbetet rroga e tij, e cila është prej nëntë milionë eurosh në sezon. Nga ana e klubit parisien nuk ka asnjë prononcim dhe deklarata e fundit daton më 15 janar, kur sheiku Al Khelaifi thoshte se Pastore nuk largohet nga Franca për një shumë më të ulët se 60 milionë euro. Vonesa e 28vjeçarit, për t'u rikthyer nga pushimet me dy ditë vonesë së bashku me Edinson Kavanin, ka përforcuar bindjen se lojtari nuk është i lumtur në Paris, ndaj Milani do të mundohet të përfitojë nga kjo situatë, ndoshta duke e marrë në huazim Pastoren deri në fund të sezonit. Një tjetër hipotezë që nuk gjen shumë baza, mund të jetë ajo e lidhur me Sebastian Driusin, talenti argjentina­s, interesat e të cilit kurohen pikërisht nga Simonian. 21vjeçari aktualisht luan te Zeniti i Shën Pjetërsbur­gut dhe ndiqet prej kohësh nga Interi dhe mundësitë që të vishet kuqezi janë të pakta, ndaj emri i Pastores është ai që po nxeh momentalis­ht merkaton e akullt të Milanit këtë janar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania