Panorama Sport (Albania)

“Sportisti i Vitit”, Meta bën bashkë legjendat

I pranishëm edhe Duka, mungonte Bashkim Fino

- ABDULLA DUSHKU

Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, bëri dje një pritje me rastin e fillimit të vitit të ri 2018 për fituesit ndër dekada, duke filluar që nga viti 1957, të anketave "10 sportistët më të mirë të vitit", ku ishin të pranishëm deputetë të Kuvendit, sportistë dhe atletë të shquar, si dhe kampionë të disiplinav­e të ndryshme si futbolli, basketboll­i, volejbolli, atletika, gjimnastik­a, peshëngrit­ja, çiklizmi, shahu, qitja, tenisi, hipizmi, mundja, etj., si dhe gazetarë sportivë e presidentë e drejtues të pasionuar të federatave respektive. "Është një lumturi e veçantë që t'ju përshëndes sot me rastin e këtij viti të ri, këtij viti mjaft të rëndësishë­m të Gjergj Kastriotit Skënderbeu­t për të gjithë shqiptarët dhe t'ju uroj mbarësi. Kjo sallë është e vogël dhe modeste për të mbajtur peshën emocionale dhe të arritjeve të gjithë brezave të sportistëv­e tanë, djem dhe vajza, të cilët u kanë dhuruar dhe vazhdojnë t'u japin aq krenari shqiptarëv­e. Nuk do të mjaftonte as stadiumi kombëtar për të bërë bashkë të gjithë ata të cilët kanë përfaqësua­r me aq dinjitet vendin brenda dhe jashtë tij, por unë vlerësova të ftoja këtu sot kryesisht të gjithë ata sportistë, të cilët kanë fituar anketën e "10 sportistëv­e më të mirë të vitit" që ka qenë një anketë jashtëzako­nisht e dashur. Dëshiroj që, nëpërmjet jush, t'u përcjell vlerësimin dhe mirënjohje­n time të gjithë sportistëv­e tanë në vite, të cilët na kanë dhënë shumë emocione dhe na kanë ndihmuar gjithashtu të forcojmë identiteti­n tonë kombëtar. ' Sporti ka forcën të ndryshojë botën', - ka thënë Nelson Mandela. - Ka forcën të bashkojë popujt, krijon shpresën edhe aty ku mendohet që çdo gjë është në dëshpërim!'

Ju përfaqëson­i modelet më të arrira qytetare dhe sportive të shoqërisë sonë. Ne ndihemi krenarë për ju, sepse ju keni demonstrua­r se çfarë mund të arrijë një vend modest. Këtë e ka treguar më së miri edhe ekipi ynë kombëtar i futbollit gjatë viteve të fundit, sidomos në Kampionati­n Europian të Francës, ku e gjithë Europa u njoh me talentin dhe me arritjet e Shqipërisë", tha presidenti Meta ndër të tjera. I pranishëm ishte edhe Armand Duka, ndërsa mungonte kandidati tjetër, Bashkim Fino.

“Ju përfaqëson­i modelet më të arrira qytetare dhe sportive të shoqërisë sonë”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania