Panorama Sport (Albania)

Liçaj te Luftëtari: Duro më hoqi me... tortë

Festoi 31-vjetorin, batuta e lojtarit: Më ndoqën me... lezet

- ERMAL SIKA

Lejdi Liçaj mbush 31vjeç dhe i jep lam tumirën Flamurtari­t. Ironia e fatit bëri që lojtari vlonjat të festonte dje me skuadrën në Antalia të Turqisë, në një kohë që në të njëjtën ditë, konfirmoi edhe largimin nga kuqezinjtë për t'u rikthyer në Gjirokastë­r me Luftëtarin. Në fakt, ndodhi ajo që ishte përfolur që në muajin dhjetor, teksa vlonjati pritej të vazhdonte sezonin me bluzinjtë, ku në të kaluarën kishte luajtur për tri vite. Konfirmimi zyrtar erdhi vetëm dje dhe Liçaj nga ky moment, mund të quhet lojtar i Luftëtarit. Pas kthimit nesër nga Turqia, mesfushori do të udhëtojë drejt Gjirokastr­ës. Luftëtari ka insistuar këtë periudhë që të mos e marrë në formë huazimi lojtarin dhe mesa duket, ia ka arritur qëllimit. Si për koincidenc­ë, nga Flamurtari në Gjirokastë­r u

transferua­n dy lojtarë të krahut të djathtë. Përveç Liçajt, ka firmosur edhe serbi Jakovljevi­ç.

DEKLARATA - Liçaj foli dje për "Panorama Sport", duke theksuar se largohet i nderuar për gjithçka ka bërë për Flamurtari­n. Ai u aktivizua në nëntë takime dhe shënoi një supergol në fitoren 0-1 në Lushnjë. "Më vjen mirë që me kontributi­n tim dhe golin që shënova në fazën e dytë, kam ndihmuar këtë Flamurtar që të jetë atje ku i takon. Për këtë mundësi që më dha administra­tori Sinan Idrizi, unë e falënderoj shumë. I jam shumë mirënjohës që pranoi të largohesha te Luftëtari, duke më hapur derën për një rikthim te Flamurtari. Gjithashtu, falënderoj profesor Shpëtim Duron, që më ka dhënë mundësinë dhe më ka respektuar. Më bëhet qejfi që e kam nderuar dhe i kam dhënë pikë për objektivin që ka Flamurtari. Edhe shokët e skuadrës dua t'i falënderoj për mbështetje­n, po ashtu tifozët, të cilët më kanë përkrahur gjithmonë. E bëra këtë zgjedhje, sepse mendoj që duhet të luaj më shumë. Do vazhdoj karrierën te Luftëtari, një klub që e njoh mirë. Pasi të mbaroj këtë sezon në Gjirokastë­r, nuk është çudi që të rikthehem sërish në Vlorë", deklaroi dje Liçaj, në një kohë që shokët e ekipit i kanë bërë

edhe një surprizë për ditëlindje­n, duke i vendosur një tortë me numrin 31. Ata kanë festuar në ambientet e resortit në Antalia, ndërsa Liçja nuk ka lënë pas batutat. "Profesor, më duket se më ndoqët me lezet...", - i ka thënë lojtari trajnerit Duro, ndërsa videoja ka bërë dje xhiron e rrjeteve sociale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania