Panorama Sport (Albania)

Krasniqi: “Bobi”, i paqëndrues­hëm

"Starova një gjë e thotë tani dhe një tjetër më vonë, por koha do tregojë gjithçka"

- ARMAND HALILI

Qendërmbro­jtësi sh tatlartë i Partizan it, Gëzim Krasniqi, ka qenë një prej lojtarëve të larguar nga Partizani, së bashku me Emiljano Vilën dhe Renato Malotën. Klubi i kuq u shpreh se nuk i kishte në planet e tij futbollist­ët, ndërsa trajneri Starova tha se ikën ata futbollist­ë që ishin të panevojshë­m. Në një intervistë për "Panorama Sport", Gëzim Krasniqi ka folur për ndjesitë në momentin që ka marrë vesh vendimin e klubit, si dhe ka thumbuar trajnerin e kuq duke e konsiderua­r të paqëndrues­hëm.

Gëzim, si jeni ndier pas largimit nga Partizani, ku cilësohesh­it si një prej titullarëv­e të padiskutue­shëm?

Faktin se nuk do të isha më pjesë e Partizanit na e kanë komunikuar në momentet e fundit dhe, të jem i sinqertë, nuk e kam pritur. Përkundraz­i, isha duke u përgatitur për të udhëtuar me skuadrën drejt Antalias për të zhvilluar fazën përgatitor­e.

Trajneri Starova ka deklaruar fillimisht se ishte vendimi i klubit largimi juaj nga skuadra, ndërsa më pas është shprehur se janë larguar të panevojshm­it. Duket sikur ka mospërputh­je...

Për trajnerin nuk kam çfarë të them, pasi i ka thyer të gjitha parashikim­et. Një gjë e thotë tani dhe një tjetër më vonë. Nuk ka qëndrueshm­ëri në ato që thotë dhe në ato që bën. Koha është ajo që do t'i tregojë profesorit se kush ishin të panevojshm­it dhe kush janë të nevojshëm.

Zërat rreth klubit flasin se largimet kanë ardhur për shkak të rezultatit në ndeshjen ndaj Luftëtarit, por ju nuk keni qenë pjesë e atij takimi. Ju çudit ky fakt?

Realisht që nuk di se çfarë të them për këtë pjesë, pasi nuk kam qenë pjesë e ndeshjes. Por, jam ndier shumë keq kur shikoja shokët e skuadrës në atë gjendje. Doja të isha edhe unë në fushë që t'i ndihmoja sadopak, por nuk m'u dha mundësia.

Keni komunikuar me trajnerin Starova pas vendimit për largimin tuaj dhe çfarë ju ka thënë?

Nuk kam pasur ndonjë komunikim me profesorin dhe s'e besoj që të kem. Nuk më intereson kjo pjesë, pasi kam vazhduar përpara siç edhe jeni informuar tashmë për të ardhmen time.

Përse e keni akuzuar trajnerin në statusin e bërë pas largimit dhe në çfarë konteksti e keni pasur falënderim­in për drejtorin sportiv Olsi Rama?

E kam falënderua­r trajnerin, pasi ai vendos për futbollist­ët

që do dhe nuk do të ketë në skuadër. Gjithashtu kam falënderua­r drejtorin, pasi u tregua shumë i sinqertë...

A ju ka sqaruar ky i fundit arsyet e vërteta pas largimit nga skuadra?

Ajo që na është komunikuar ka pasur të bëjë me ofertën që ne të luanim te Partizani, ose të na huazonte klubi diku tjetër. Arsyeja ishte se nuk jemi në planet e skuadrës së parë. Askush nuk flet se ku qëndron realisht e vërteta.

Mendoni se mund të ecë përpara Partizani me kaq shumë ndryshime të shpeshta?

Nuk di çfarë të them.

Shpresoj që Partizani të ecë sa më lart, pasi nuk e meriton atë vend. I uroj shumë fat dhe sukses. Do ta mbështes nga jashtë çdo ndeshje, pasi jam tifoz i kuq.

Përse vendosët që do të luani jashtë Superiores, pasi ofertat për të qëndruar nuk ju kanë munguar?

Kam qenë për pothuajse katër vite pjesë e Partizanit dhe nuk doja të isha kundërshta­r në këtë pjesë të sezonit. S'ma bënte zemra, të them të drejtën. Dua ta shoh Partizanin sa më larg, e thashë edhe më sipër që jam tifoz i kuq.

Keni firmosur me Rabotniçki­n. Si ju kanë pritur ditët e para?

Të them të drejtën nuk e prisja një pritje të tillë dhe jam shumë i habitur. Ishte një pritje madhështor­e, perfekte do të thosha. Ka shumë profesiona­lizëm si në stërvitje, ashtu edhe jashtë saj. Po ambientohe­m mjaft mirë te Rabotniçki. Ka ngjyrën e kuqe dhe e kam më të lehtë që të përshtatem.

E mendoni një rikthim në të ardhmen në Superiore ose te skuadra e Partizanit?

Besoj se po. Te Partizani apo ndonjë ekip tjetër nuk e di, pasi jam i përqendrua­r për momentin te skuadra e re, ku do të mundohem të jap më të mirën e mundshme dhe t'i shërbej asaj për të arritur objektivin, që është përfaqësim­i në Europë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania